19.2 C
Priština
More

    Shtatëzania në të dyzetat

    spot_imgspot_img

    Nëse për çfarë do rasti, shtatzëninë e parë e keni lënë pas dekadës së pestë të jetës, ja me cfarë mund të ballafaqoheni.

    Fakt është që pas të dyzetave shanset për të mbetur shtatzënë janë shumë të vogla, ndërsa pas 45 vjetëve ekspertët besojnë që është gati e pa arritshme që femra të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale me vezoret e veta.

    Pa marrë parasysh me sa vjet mbeteni shtatzënë jemi të sigurt që do ta zbuloni që koha mbanë edhe të metat, Ju zbulojmë përparësitë dhe mangësitë e shtatzënisë në të 40-tat.

    Përparësitë e shtatzënisë në të 40-tat

    Njëra prej përparësive më të mëdha e shtatzënisë në kohë më të shtyre sigurisht është që keni pasur kohë të ‘shihni botën’, financiarisht jeni më të sigurt dhe i keni arritur disa suksese në karrierë, ndërsa ju dhe partneri keni pasur kohë të njiheni në mënyra të ndryshme që mundet të jetë fazë e shëndetshme për familje.

    Ekzistojnë përvoja të caktuara që nënat më të vjetra janë më të kujdesshme nga ato më të rejat që në teori do të thotë janë nëna më të forta kur është në pyetje ana principiele. Janë më të hapura për dhënien e gjirit dhe zgjedhin ushqim më të mirë për vete dhe fëmijën .

    Ndjenja amnore sipas disa hulumtuesve do të thotë siguria financiare, ndërsa është e vërtetuar që këto nëna para shtatzënisë kanë pasur përvoja të shumta në punë dhe shumë më shpejt i kthehen rutinës pas lindjes.

    Të metat e shtatzënisë pas të 40-tave

    Ajo që pak dekurajon dhe ndikon tek femrat është fakti që sa më shumë të prisni të krijoni familjen aq më vështirë do të jetë të bëhet në mënyrë natyrale. Arsyeja është që me kalimin e viteve, tek femrat numri i vezoreve drastikisht bie, ndërsa ato që mbesin kanë mundësi më të madhe që të mbajnë probleme hormonale të cilat rrisin rrezikun nga aborti spontan dhe mangësitë e lindjes.

    Dallimi në mes vezoreve të femrës në vitet e hershme dhe më vonë në ato në të 40-tat është shumë i madh, ndërsa shanset të mbesni shtatzënë kur jeni 41 vjeçë janë më të mëdha se sa në 43.

    Hulumtimet kanë treguar që femrat në të 40-tat kanë gjithsej 25 për qind shanse që të mbesin shtatzënë me anë natyrale, e kjo përqindje bie për 20 për qind kur mbushin 43 vjet. Nëse ndodh që të mbesin shtatzënë në ato vjet kanë 25 për qind apo 38 për qind shanse për abort spontan.

    Shkencëtarët theksojnë që është e mundshme që femrat kur i kalojnë 46 vjet mbesin shtazënë në mënyrë natyralë është njëlloj si të fitoni në llotari dhe vërtetojnë që më shumë nëna që kanë arritur këtë e kanë bërë me vezore të donatoreve edhe pse për këtë nuk flasin haptas.

    Komplikimet shëndetësore janë gjithsesi mangësitë kryesore të shtatzënisë në vitet e shtyera, sepse shtatzënia e vonshme është me rrezik më të madh në kohën kur shtatzënat fitojnë shtypjen e gjakut më të lartë, diabetin apo probleme me membranën apo edhe komplikime në lindje. Nënat që i kanë kaluar të 40-tat kanë më shumë mundësi që të lindin beben me peshë më të vogël dhe të përjetojnë lindje më të hershme.

    Gjysma e femrave të mbesin shtatzënë në dekadën e pestë kanë probleme me shtatzëni, por kini në mendje që edhe ju lehtë mund të arrini gjysmën e kësaj nëse shtatzëninë e kaloni pa asnjë problem.

    Këshillohuni me mjekun tuaj se cilat hapa t’i merrni nëse dëshironi të mbeteni shtazënë, e i takoni grupës të mesme, cilat teste t’i bëni ju edhe partneri dhe të vërtetoni a jeni në mundësi të mbeteni shtazënë në mënyrë natyrale./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...