1.6 C
Priština
More

    Shprehitë që duhet t`i ndalni që tani

    spot_imgspot_img

    Keni provuar çdo produkt bukurie në treg, keni provuar truqet e ndryshme, keni bërë gjërat bazike mirëpo nuk keni arritur rezultatet e dëshiruara. Ka gjasa që disa shprehi të juaja të shkaktojnë dilema rreth produkteve të bukurisë, duhet të filloni të analizoni shprehitë e juaja dhe të kërkoni ato të cilat funksionojnë për ju dhe ato që funksionojnë kundër jush.

    Mund të provoni produktet që i gjeni, mirëpo nëse nuk i menjanoni shprehitë e dëmshme, puna e mundimshme do të jetë pa fryte. Le të cekim disa nga shprehitë më të zakonshme dhe më të zakonshme dhe mënyrat se si t`i shmangim ato.

    Lëpirja e buzëve

    Ndoshta mendoni se lëpirja e buzëve është seksi dhe hidratuese për buzët mirë jeni tmerrësisht gabim. Pështyma juaj mund të dëmtojë shumë buzët pasi që ka tendencë që shkakton plasaritje në buzë si dhe ndikon në errësimin e tyre. Këtë shprehi do mund të përmirësoni duke aplikuar balsam për buzë apo xhelatinë vajguri, që do mbajnë buzët tuaja të mbrojtura dhe të hidratuara.

    Plasja e puçrrave

    Plasja e puçrrave është një nga ndjenjat më të mira sepse na le me ndjesi të mirë, mirëpo kjo gjë na bën më tepër dëm sesa dobi. Puçrrat janë pore që janë mbyllur nga bakteret dhe plasja e tyre mundëson q bakteret të përhapen në lëkurën përreth poree. Lëkura veçmë është e ndezur dhe irituar nga mbyllja e poreve, kjo gjë me siguri që do shkaktojë shenja të akneve dhe iritim të mëtujeshëm të lëkurës. Ju mund ta ndaloni këtë shprehi duke mos i plasur puçrrat por duke i lënë derisa të shterren dhe të shërohen vetvetiu. Mund të aplikoni pastë për dhëmbë që të përshpejtoni procesin e tharjes.

    Përshkoni gishtat nëpër flokë

    Kjo është shprehi është e zakonshme për çdo gjini, përshkimi i gishtave nëpër flokë dhe lozja me to është një refleks pa vetëdije që e bëjmë kur jemi të mërzitur, të irituar, flirtues dhe kështu me rradhë. Duart e juaja nuk janë pjesa më e pastër e trupit tuaj andaj edhe kontakti i tyre me flokët mund të shkaktojë skaje të ndara, nyje dhe dëmtim më mëtutjeshëm të flokëve. Kjo shprehi mund të jetë e vështirë për t`u thyer mirëpo vetëdijësimi për të mund të ndihmojë.

     Fleni me grim në fytyrë

    Ky është një nga gabimet më fatale, kurrë nuk duhet shkuar në shtrat me grim në fytyrë. Gabimi i tillë shkakton rrudha, pigmentim, iritim dhe dëmtim të lëkurës së fytyrës. Lëkura jonë ka nevojë të ripërtrihet, posaqërisht gjatë natës kur trupi është duke pushuar, andaj bllokimi i poreve me grim e pamundëson atë proces. Shmanguni nga një veprim i tillë duke mbajtur faculeta për pastrim të grimit afër shtratit tuaj

    Nuk i pastroni brushat dhe sfungjerët

    Kemi tendencë që të anashkalojmë pastrimin e brushave nga mendimi se jemi personi i vetëm që i përdor ato, gjë që është gabim i madh. Në brusha mund të ndodhen shumë baktere dhe mikrobe që shumohen aty, të lënit të papastër e bën brushën që të shkaktojë dëmtim të lëkurës, alergji dhe infeksione. Brushat duhet të pastrohen të paktën një herë në muaj, sidoqoftë, brushën apo sfungjerin e bazës së grimit duhet ta pastroni një herë në javë pasiqë është më e prirur për baktere.

    Tharja e flokëve duke i fërkuar me peshqir

    Kemi tendencë që pas larjes të thajmë flokët duke i fërkuar me peshqir, gjë që dëmton flokët shumë. Jeni duke krijuar fërkim në lëkurë të flokëve dhe në flokë gjë që i bën ato më të prira për dëmtim, skaje të ndara, nuje dhe thatësi. Mund të shmangeni nga ky veprim duke i shtypur flokët deri në thrje me peshqir të butë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...