5.5 C
Priština
More

    Sekrete të çuditshme të bukurisë

    spot_imgspot_img

    Shumë nga këto truqe do ju duken të çuditshme mirëpo janë të dëshmuara dhe të testuara. Shumica e këtyre truqeve janë të dizajnuara për femra, por mund të shërbejnë edhe për meshkuj.

    Shpresojmë se truqet e mëposhtme do të zgjidhin problemet e juaja të bukurisë.

    Mbajeni manikyrin e thonjve në frigorifer
    A keni aplikuar ndonjëherë manykir të ri e më pas të keni pabarazi për shkak të flluskave? Kur manykiri të mbahet në temperaturë të ngrohtë, formohen flluska. Mbajeni manykirin në temperaturë të ftohtë, vendoseni në frigorifer dhe nuk do keni problemin e flluskave.

    Lugë
    Lugët shërbejnë për t`u ushqyer, mirëpo mund të ju ndihmojnë edhe nëse keni nevojë për grim. Mund të ngrini dy lugë dhe t`i përdorni nën sy që të ulni ënjtjen. Lugët mund të mbrojnë kapakët e syve nga njollat e maskarasë, për të lakuar qerpikët duhet t`a ngrohim atë. Mund të përdorim dorëzën e saj për të vizatuar skajin e vetullës e tj.

    Patate
    Nuk keni bërë gjumë mbrëmë? Me siguri jeni zgjuar me sy të ënjtur dhe të kuq. Mund të largoni ënjtjen duke përdorur patate, duke i copëtuar ato në pjesë të vogla dhe duke i vendosur në sy.

    Fundrrina e kafesë
    Kur të hasni në celulit, merreni fundrrinën e kafesë dhe aplikojeni në pjesën e duhur. Kjo do të stimulojë qelizat e lëkurës të largojnë qelizat e vdekura, do e përmirësojë gjendjen dhe do pengojë celulitin të përkeqësohet.

    Majonez
    Majonezi është i shkëlqyeshëm për flokët, do ju duket e çuditshme por ai bën çudira për flokët. Mund të hidratojë flokët dhe të zbusë paraqitjen e skajeve të ndara. Bëni masazh me majonez në flokë dhe shmangeni vendosjen në lëkurë të flokëve, lereni për 20 minuta.

    Antihistaminë
    Pas stërvitjeve fytyra jonë skuqet dhe ënjet. Mund ta luftoni skuqjen me antihistaminë, brenda disa minutash ajo do të zbehet.

    Këpucë të zgjeruara
    Këpucët e reja janë të ngushta dhe ju shkaktojnë plagë në këmbë? Zgjeroni ato duke veshur dy palë çorape. Merreni tharësen e floëve dhe aplikoni nxehtësinë në këpucë, kështu do të zgjerohen dhe nuk do keni probleme.

    Lëngu i limonit
    Lëngu i limonit është komponentë natyrale që mund të ndihmojë në zbardhjen e flokëve. Përdorimi i lëngut të limonit në flokë mund të zbardhë ato për një nuancë apo dy. Aciditeti i limonit do të largojë disa pigmente , aplikoni sasi të barabarta të limonit dhe ujit, shtoni nxehtësi për ti dhënë shtytje efektit, në fund sigurohuni të aplikoni kondicioner.

    Në industrinë e bukurisë, asgjë nuk është e çuditshme apo e pazakontë. Shumica e këtyre truqeve të bukurisë përdoren nga persona të famshëm. Shpresojmë se këto këshilla do ju ndihmojnë, nëse dini edhe ju ndonjë truk ju lutem të na kontaktoni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...