Shpëtoni nga puçrrat duke përdorur 1 ilaç të vetëm: Hudhrën!

spot_imgspot_img

Për të shpëtuar nga puçrrat kemi provuar me qindra metoda; që nga maskat e thjeshta të shtëpisë e deri tek trajtimet e shtrenjta në estetikë. Në fund të ditës, jemi kthyer sërish tek produktet natyrale, tek ato që janë “ilaçe” të vërteta për organizmin dhe lëkurën tonë.

E kemi fjalën për hudhrën! E dini që duke përdorur hudhrën mund të shpëtoni prej puçrrave?

Hudhra ka luajtur shumë role të rëndësishme ndër shekuj. Ajo është përdorur si ushqim, afridiziak, ilaç dhe së fundmi edhe si produkt bukurie. Është zbuluar se përdorimi i saj kundër pikave të zeza është mjaft efektiv.

Hudhra zhduk puçrrat dhe e bën këtë gjë për një periudhë kohore të shkurtër, mundësisht brenda natës. Ajo që duhet të bëni është ta çani hudhrën në mënyrë që të nxirrni prej saj lëngun. Fërkojeni mbi çdo puçërr në fytyrë dhe nëse ajo nuk zhduket menjëherë, do zhduket gjatë natës. Në rastet kur puçrra është e madhe, lëreni aty gjatë kohës që jeni duke fjetur.

Kjo nuk është hera e parë që hudhra përdoret për këto qëllime. Pasi elementët e saj antibakterialë e bëjnë një shërues natyral fantastik. Ndonëse ajo ka një erë të fortë, është mjaft efektive për kurimin  e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit apo sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe mesa duket, sipas zbulimeve të fundit, ajo mund të bëjë mrekullira dhe në pastrimin e lëkurës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.