Shikoni mjekun që arrin të rrotullojë foshnjen e palindur në barkun e nënës

spot_imgspot_img

Shtatzënia dhe linda mund të ofrojnë momente të mahnitshme. Ne kemi parë fenomene të habitshme se si foshnjat lindin vet apo çlirojnë veten e tyre, apo si motrat binjake lindin në të njejtën saktësi kohore. Video e mësipërme ka kapur shifrën e shumë klikimeve dhe është shquar jashtzakonisht shumë.

Në dy minuta kohë, një mjek në Spitalin Royal Sussex në Brighton, angli, ka realizuar një verizon të jashtëm cefalik (EVC), duke kthyer fetusin në përmballjen apo pozicionin me kokë te poshtë.

Në fillim ai paraljamëron nënën, e cila është 36 javëshe shtatzënë, që procesi do të jetë paksa i pakëndshëm, por jo edhe me dhimbje të padurueshme. “Nëse nuk mundeni ta përballoni këtë dhimbje, thjeshtë konfirmoni që të ndërprej procesin” – i sqaroi mjeku nënës shtatzënë. Kështu, ai e kthen foshnjen e palindur, ndërsa me përfundimin e procedurës, nëna fillon të skuqet dhe të nënqesh në vete. Nëna e përshkruajti si diçka qesharake dhe të panjohur, tërë procesin dhe padyshim e përballoi me sukses.

Ndoshta pjesa më e çmendur është se ju mund të shihni formën e fëmijës duke lëvizur në stomak. Personi që inçizonte tërë kohën ngjarjen, u mahnit me të madhe duke pohuar: “çfarë njeriu, është një gjeni i vërtetë”. Nuk mund ta besoj se pash rrotullimin e foshnjes. Kjo ishte diçka shumë e mahnitshme./kosovarja.ch/

Më shumë se 4 milion njerëz e kanë shikuar këtë video të mahnitshme…

https://www.youtube.com/watch?v=qT2jBxVoOQc

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shtatzënia: udhëzime të para për nënën

Udhëzues i ngrohtë për javët e para: shenjat, hapat e sigurt dhe rutina praktike që lehtësojnë fillimin e shtatzënisë, me burime të organizuara te Kosovarja.

Trupi-Lëkura: ide vjeshte për stil dhe kujdes

Udhëzues i thjeshtë për shtresa, tekstura dhe rutinë kujdesi në vjeshtë, me ide praktike që lidhen natyrshëm me garderobën dhe ditët e ngarkuara.

Mëngjes i shpejtë për familje

Udhëzues praktik nga Kosovarja: ide të shpejta, parime të balancuara, si dhe rregulla të thjeshta higjiene e ruajtjeje për mëngjese pa stres për gjithë familjen.

Flokët pas diellit – rutinë e shpejtë Pandora

Rutinë 10‑minutëshe për të rikthyer lagështinë dhe butësinë e flokëve pas diellit, në frymën “Pandora” të Kosovarja: ftohje, hidratim, mbrojtje dhe organizim.