Shenja të çuditshme që tregojnë për sëmundje të hershme

spot_imgspot_img

Shumë sëmundje fillojnë me çrregullime të vogla që mund t’i zbuloni edhe vetë –nëse e dini se çka kërkoni dhe ku duhet të shiqoni. Këto janë pesë “pikat” të cilat kohë pas kohe duhet t’I kontrolloni.

SHQISA E TË NUHATURIT

Dobësimi i shqisës së të nuhaturit mund të jetë shenjë e cila tregon në paraqitjen e sëmundjes së Alzheimer-it. Çrregullimet ndodhin në skajet nervore brenda në hundë që janë të lidhur me pjesë të caktuara të trurit, dhe që kanë lidhje me këtë sëmundje.

KONTROLLONI THONJTË

Thonjtë e shëndoshë janë të rrafshtë, pa ‘ënjtje’, dhe kanë ngjyrë rozë të theksuar. Nëse vëreni skuqje dhe ënjtje nën thonjtë, mund të jetë shenjë për “lupus”. Bëhet fjalë për sëmundje auto-imune e cila sulmon indin e shëndoshë.

EDHE FLOKËT JANË TË RËNDËSISHME

Kur gjëndrra tiroidale nuk funksionon ndikon në hormone të trupit, duke përfshirë edhe ato për rritjen e flokëve. Nëse vëreni se flokët ju bien me shpejtësi, dalin qime në ballë egziston mundësia se diçka nuk është në rregull me punën e kësaj gjëndrre.

KONTROLLONI FRYMËMARRJEN

Nëse mbani erë të keqe, më parë mund të jetë shenjë e higjienës së keqe orale dhe dhëmbëve të prishur. Por mund të jetë tregues edhe i vështirësive me ereksionin – nëse jeni mashkull.

KONTROLLI I SYVE

Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit e moshës 38 vjeç me kapilarë të zgjëruar në sy kanë koeficient inteligjence më të vogël. Me kohë funksionet e tyre kognitive (njohëse) zvogëlohen dhe kjo mund të paralajmërojë demencian (harresën).

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.