Jepini vetes kënaqësinë dhe përgatitni sarmë me lakër turshi dhe ngrohni këto ditë të ftohta të dimrit.

Nga kokat e vogla të lakrës turshi ndani fletët një nga një, me një thikë i preni brinjë e trashë i lani mirë në ujë të ftohtë.

E pastroni mishin nga muskujt dhe e bluani. Në një tigan shtojmë 100g yndyrë, mishin e grirë dhe qepët e copëtuara, dhe i skuqim pak.

Shtojmë orizin, pak piper, një vezë dhe kripë sipas shijes dhe i përzierjmë mirë. Në fundin e një tenxhere më të madhe shtrojmë disa gjethe të lakrës. Marrim një nga një, fletë lakre, dhe në secilën vendosim nga një lugë gjelle të mbushjes së mishit dhe i mbështjellim fletët, në toptha të vegjël të fortë.

Skajet e lakrës gjithnjë i shtypni në brendi ashtuqë mbushja të mos dalë gjatë gatimit. Sarmat i rradhitni në tenxhere njërën pran tjetrës, në disa rreshta. Mishin e tharë dhe proshutën i lani në ujë të nxehtë, i preni në copa dhe i vendosni në mes të rreshtave të sarmës.

Shtoni 5-6 kokrra piper dhe dy fletë dafine. Hidhni mbi sarmë ujë të ftohtë dhe e zieni në temperaturë të ulët rreth 3-4 orë.

Në një tigan përgatitni “mejanen” – 50g yndyrë, një lugë miell dhe një lugë çaji piper i kuq, e hudhni mbi sarmë, e mbuloni tenxheren dhe e leni të vlojë edhe për rreth gjysmë ore. Në vend të bukës së bardhë me sarmë shërbehet bukë misri.

Përbërësit:

  • 500 g mish qingji
  • 250 g mish lope
  • 200 g brinjë të tharë qingji
  • 150 g proshutë
  • 150 g yndyrë
  • 50 g oriz
  • 2 kg lakër turshi
  • 2 fletë dafine
  • 1 vezë
  • 1 lugë miell
  • 1 qepë
  • 1 lugë piper i kuq
  • pak piper të zi, kripë

Ju bëfte mirë!!!

kosovaraj.ch