Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, pas një kohë goxha të gjatë, vjen me një këngë të re.
“Dy zemra” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri të quajtur, Heki.
Projekti është i shoqëruar edhe me klip, teksa flet për dashurinë ku si protagonistë janë një vajzë e një djalë.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë Kreshnik Avdiu, kurse për orkestrimin është përkujdesur Arti Rec.
Videoja u realizua nga ‘UrbanGraphics’.
Përkundër viteve në skenë, Sabriu po vazhdon të jetë shumë i freskët dhe i angazhuar me prurje muzikore.