Sa ndikojnë karbohidratet tek gjumi?

spot_imgspot_img

Buka, makaronat, ëmbëlsira apo brumi janë ushqime që mund të preferoni t’i konsumoni shpesh gjatë ditës apo në mbrëmje.

Sa herë jeni shtrirë gjatë darkave dhe keni neps apo uri për ndonjë ushqim të tillë të cilin me siguri e keni dhe shumë pranë.

Nëse i bëni të gjithë këto dhe vuani nga pagjumësia, ju themi se këto dy faktorë mund të jenë më të lidhur nga sa mendoni me njëri tjetrin.

Keni menduar ndonjëherë se nepset e vogla të darkës mund të jenë duke ju lënë pa gjumë?

Si ndikojnë karbohidratet

Për shumicën e personave që vuajnë nga pagjumësia, shkaqet mund të jenë të brendëshme, por edhe të provokuara nga jashtë.

Këtu futet edhe ushqimi i gabuar që mund të konsumoni gjatë e sidomos para se të flini.

Ekspertët thonë se jo vetëm ato që përmendëm më sipër, por çdo lloj tjetër karbohidrati ndikon në cilësinë e gjumit tuaj.

Kjo ndodh sepse këto ushqime rrisin presionin e gjakut në trupin tuaj, nivelin e sheqerit e për pasojë çlirohet insulina.

Insulina më pas aktivizon hormone si kortizoli apo adrenalina të cilat prishin gjumin e qetë e për pasojë e keni më të vështirë të flini gjumë.

Në një studim ku morën pjesë 50.000 gra u vu re se gratë në menopauzë të cilat konsumonin karbohidrate apo sheqerna, vuanin edhe nga pagjumësia.

Si ta parandaloni këtë?

Për të parandaluar këtë problem ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë fibra.

Sa më shumë fruta apo ushqime të pasura me fibra të konsumoni aq më pak probleme do të keni me pagjumësinë.

Në këtë mënyrë trupi juaj nuk do të jetë në adrenalinë dhe i irrituar para se të flini.

Dietat me bazë frutat janë një mënyrë për të mbajtur të gjithë organizmin të shëndetshëm përgjatë gjithë ditës, prandaj zgjidhini sa më shumë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...