Sa kohë shpenzojmë për kozmetikë gjatë tërë jetës sonë – shkokuese!

spot_imgspot_img

A nxiteni kur shihni një paletë hijëzimi për sytë? A jeni në kërkim të brendit të ri të maskarës? A posedoni me miliona buzëkuqë? Atëherë, mirë se vini në botën tonë. Kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, neve na pëlqen çdo gjë që shohim. Banjot janë të stërmbushura me produkte kozmetike, njëlloj edhe dhoma e gjumit nuk ka hapësirë nga numri i madh i gjërave kozmetike, nga ana tjetër çanta juaj e dorës është e ngarkuar me lloj-lloj buzëkuqi dhe mjete tjera kozmetike, e megjithatë ne blejmë akoma më shumë.

Pra, nuk është fare për t’u habitur që një femër mesatarisht shpenzon rreth 21.000 euro për produkte kozmetike gjatë tërë jetës. Sipas një studimi të bërë nga SuperDrug, kanë kalkuluar faturën mesatare vjetore me rreth 332.06 euro. Pra, nëse e shikoni një femër nga mosha 18 deri 80 vjeç se sa shpenzon për gjëra të tilla, shuma e konsumit i bie të jetë përafërsisht 21.000 euro.

Rutina mesatare e kujdesit të lëkurës së femrës është pothuajse aq e rëndësishme sa produktet kozmetike. Sipas anketës, femrat shpenzojnë një total prej 156 euro në vit dhe 10,130 euro gjatë tërë jetës për produktet e fytyrës si hidratues, pastues, tonifikues, krem për sy, maska për fytyrë dhe peceta për pastrimin e fytyrës. Ky produkt i fundit është më i popullarizuari me rreth 5 pako të blerë çdo vit mesatarisht nga një femër.

Për më tepër, femrat blejnë 38 produkte të ndryshme për fytyrën e tyre çdo vit dhe 2.455 gjatë tërë kohës deri në të tetëdhjetat e tyre. Kjo duket të jetë një numër shumë i madh i produkteve por edhe një shumë e tepruar e të hollave. Por, pronaret e kozmetikave theksojnë se kjo nuk është asgjë, ka që investojnë edhe më shumë për kujdesin e tyre të bukurisë.

Të jemi të sinqertë, sa na përket neve femrave, këto shuma nuk janë asgjë, ne mund të harxhojmë edhe më shumë, ups!!!

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.