Rrefuzimi i fëmijëve për të ngrënë mund të jetë i dëmshëm

spot_imgspot_img

Zgjedhja e ushqimit është një ankesë e zakonshme në mesin e prindërve për fëmijët e tyre të vegjël ku disa mjekë e konsiderojnë si pjesë normale të zhvillimit të fëmijërisë.

Më shumë se 20% e prindërve me fëmijë parashkollorë thonë se përjetojnë betejë familjare: fëmijët refuzojnë të hanë ushqime të caktuara dhe prindërit përpiqen ti shtyejnë me forcë – jo gjithmonë ka sukses – ti detyrojnë ata për ti provuar ushqimet.

Sigurisht, prindërit kanë frikë nga pasojat e mundshme ushqyese nga kjo mënyrë e sjelljes. Por, a mund të jenë këto probleme shenja të diçkaje më të thellë – dhe ndoshta më aftagjate?

Hulumtuesit në Universitetin e” Duke” kanë vështruar nga afër këta fëmijë në një studim të bërë dhe kanë arritur në disa rezultate të habitshme.

Fëmijët me probleme të mëdha të zgjedhjes së ushqimit kishin më shumë gjasa për tu diagnostifikuar me depresion apo ankth social.

Madje, edhe fëmijët me zgjedhje mesatare të ushqimeve të caktuara ishin të lidhur me simptome të larta psikiatrike të depresionit, ankthit social dhe ankthit në përgjithësi. Fëmijët me zgjedhje selektive të ushqimit ishin të asociuar edhe me simptomat e ADHD-së dhe ankthit separativ.

Nuk bëhet fjalë për atë grup të fëmijëve që nuk dëshirojnë të hanë brokolin e tyre, thekson autori i studimit. Por më tepër, ka të bëjë me ata fëmijë që me zgjedhjen selektive të ushqimit krijojnë vështirësi në jetën e tyre, në raste më të rënda mund të pengojë aftësinë e tyre për të ngrënë me të tjerët.

“Këta janë fëmijë që ushqimi i tyre është kufizuar aq shumë apo është bërë selektiv saqë ka filluar t’iu shkaktojë probleme”, pohon Nancy Zucker, drejtor i Qendrës për çrregullime të ushqimit në Universitetin e Duke. “Dëmtimi mund të marr forma të ndryshme. Ajo mund të ndikojë në shëndetin, rritjen e fëmijës, funksionimin social dhe marrëdhëniet prind-fëmijë. Fëmija ndjehet sikur askush nuk u beson atyre, dhe se prindërit mund të ndjehen fajtorë për këtë problem”.

Studimi i bërë ka konfirmuar se prindërit mund të jenë shumë familjar me fenomenin: fëmijët me probleme të zgjedhjes së ushqimit kishin gjasa 3 deri 5 herë të kenë konflikte me ushqimin e servuar në shtëpi. Dhe, kur këta fëmijë kishin probleme selective të zgjedhjes së ushqimit, ata kishin gjasa dy herë më shumë të kenë konflikte rreth ushqimit jashtë shtëpisë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e shpejtë për flokët pas diellit

Pas diellit dhe nxehtësisë, kjo rutinë e shpejtë nga Pandora te Kosovarja freskon skalpin, heq mbetjet dhe rikthen butësinë e flokëve me hapa të thjeshtë.

Dekorime: Hyrja e organizuar për familjen

Ide praktike për një hyrje mikpritëse dhe të sigurt: stacione të qarta, ruajtje inteligjente dhe masa bazë sigurie për produkte pastrimi – pa stres, çdo ditë.

Organizimi i kozmetikës: sistem i thjeshtë Make UP

Vendos rregull në Make UP me një sistem 3‑hapësh: grupo, etiketo, rregullo. Mëso si të menaxhosh afatet PAO dhe higjienën e brushave pa stres.

Kufij të shëndetshëm në rrjetet sociale për adoleshentë

Krijo rregulla të thjeshta dhe të zbatueshme për rrjetet sociale që ruajnë fokusin shkollor, gjumin dhe mirëqenien. Shembuj praktikë, dialog me prindërit dhe ide “detoks”.