Keku i mbushur është sikurse një velo e bardhë, të cilës mund t`i shtoni çfarëdo që dëshironi, nga frutat e deri tek arrat, lajthitë e tj. Ja reçeta për mafin, e vetmja që do ju duhet për tërë jetën.

Përbërësit :

2 1/4 e tasit me miell

1 1/2 lugë çaji me pluhur për pjekje

1/2 lugë çaji me sodë buke

1 lugë çaji me kripë

3/4 e tasit me sheqer

2 vezë

1/2 tas me qumësht

4 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë

4 lugë jelle me vaj neutral( i kokosit, kikirikave apo nga perimet)

Shtesë sipas dëshirës suaj (fruta të freskëta, arra,lajthi,bajame të coptuara, copëza të çokolatës apo përzierje e të gjithave ng pak)

Udhëzimet :

  1. Ngrohim paraprakisht furrën në 175 *C. Bëni me yndyrë kanaqen e kekut me sprej për mosngjitje.
  2. Në tas të madh, rrahim miellin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kripën dhe sheqerin, 15 apo 20 sekonda.
  3. Bëni një bunar në mes në të cilin i derdhim qumështin, vezët, gjalpën e shkrirë dhe vajin. Rrahim tërë kombinimin, 1 deri në 2 minuta.
  4. Përdorim një lopatëz gome që të bëjmë përzierjen e tërësishme dhe të barabartë.
  5. Mbushim 3/4 e tasave të kanaqes për kek të mbushur. Pjekim derisa një kruese dhëmbësh e vendosur në mes, del jashtë e pastër, 25 deri në 30 minuta. E ftohim për të paktën 15 minuta para se t`a servojmë.
kosovarja.ch