8 produkte kozmetike që KURRË nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Para se t’i hapni çantën tuaj të tualetit të gjithëve, zbuloni çka mund të huazoni, dhe çfarë assesi nuk duhet …

Ne të gjithë e dimë se çfarë është ekuipazhi femrorë, por edhe se sa të gjitha zonjat adhurojnë të provojnë grim të ri apo preparate për zbukurim …

Megjithatë, sado që të ju duket naive huazimi për provë, duhet ta dini se disa produkte vërtetë nuk duhet t’i ndani. Arsyeja kryesore? Përhapja e baktereve!

Ja dhe cilat ….

1. Çdo losion apo kremë në kuti

Nëse kremi juaj është në kuti, dhe e aplikoni ekskluzivisht me gishta, atëherë nuk duhet ta ndani me të gjithë. Sipas studimit të zhvilluar në University of Colorado, në duart e njerëzve ndodhen pothuajse 332.000 baktere gjenetikisht të ndryshme. Mjaft folëm. Për dallim nga kremat që paketohen në kuti, produktet në shishe janë të sigurta për t’i ndarë.

2. Maskara

Sigurisht i keni përsëritur tashmë vetës shumë herë se nuk do ta ndani, por kur mikesha juaj më e mirë ju pyet në shpejtësi, ju do ti lejoni. Struktura e lagësht e maskarës paraqet kushte ideale për zhvillimin e bakterieve, dhe duke pasur parasysh se sytë tuaj nuk kanë të njëjtën shtresë mbrojtëse si lëkura juaj, ata janë të prirur për infeksione.

3. Pudër e ngurtë

Ndoshta keni dëgjuar se bakteret në pudrën e ngurtë nuk zhvillohen si në të lëngët, por kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi të barten bakteriet nëse ju dhe mikesha juaj përdorni të njëjtën pudër. Nëse ndonjëherë keni vizituar grimer profesionist, sigurisht keni vërejtur se ata spërkatin sprej antibakterial në fytyrë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse. Ndryshe nga pudra e ngurtë, ato të lëngshme me pompë dhe sprej janë të sigurt për ndarje.

4. Buzëkuq

Bëhet fjalë për buzëkuq, shkëlqyes apo balsam, nuk duhet ta ndani. Shumë njerëz kanë frikë nga HSV-1 (herpes oral) dhe meqë nuk e dini nëse virusi është i pranishëm në organizmin e ndokujt, madje edhe nëse mendoni se mikesha juaj nuk e ka, është e mundur për ta marrë atë. Përveç kësaj, e keni të qartë se shkëlqyesi dhe balsami kanë strukturë të lagësht, dhe se janë gjithashtu të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve.

5. Hijet kremoze

Jo vetëm që ju duhen gishtat për t’i aplikuar në fytyrë, por hijet kremoze kanë gjithashtu strukturë diçka më të lagësht, që janë, siç e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur, shumë të përshtatshme për zhvillimin e bakterieve, si dhe vetë shfaqjen e ndonjë infeksioni.

6. Make-up brushat

Brushat për grimim janë gjëja më e keqe që mund të shkaktojë shumë infeksione. Nëse mikesha juaj ka puçrra dhe përdor make-up brushën tuaj, është e mundur që të ju paraqiten edhe juve. E vetmja mënyrë për ti ndarë është ti spërkatni me alkool për t’i shkatërruar mikrobet, apo ti lani rregullisht pas çdo përdorimi.

7. Brisku i rrojës

Sa shpesh keni marrë briskun e parë të rrojës që e keni parë në banjo? Edhe pse bakteret në çelikun që nuk ndryshket nuk qëndrojnë shumë kohë, prap ka mundësi për bartjen e herpesit gjenital. Përveç kësaj, nëse preheni apo leni ndonjë lëng tjetër trupor, në brisk do të qëndrojnë baktere edhe pas larjes së briskut.

8. Brusha e dhëmbëve

Ne e dimë se brusha e dhëmbëve nuk ndahet çdo ditë, por madje edhe në raste të rralla, kur e huazoni nga i dashuri sepse e keni harruar tuajën, kjo nuk është ide e mirë. Gojët tona janë plot me baktere të mira dhe të këqija, dhe pikërisht ato të këqijat mund të shkaktojnë shumë probleme.

kosovarja.ch