600 gram miell
400 mililitra ujë
1 gjelle maja
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle kripë
Përgatitja:
Përbërësit përzieni mirë e mirë dhe me dorë punojeni brumin mirë e mirë, derisa masa të mos jetë e ngjithsme për duar.
Më pas vendoseni në një enë dhe mbulojeni me folje najloni për 10 minuta. Pas këtij qëndrimi, merreni brumin dhe me duar të lagura punojeni brumin përsëri.
Të njëjtin veprim përsëriteni edhe dy herë të tjera (çdo 10 min).
Për fund mbulojeni brumin me folje najloni dhe lëreni të qëndrojë edhe për 40 minuta të tjerë.
Hapi i rradhës është ndarja e brumit në disa kuleq të vegjël. Në enët e pjekjes, lërini të qëndrojnë për 20 minuta të tjerë dhe më pas shtypini me dorë.
Sipas dëshirës mund t’i hidhni përmbi susam.
Furra duhet të jetë e nxehtë paraprakisht, ndërsa pjekja duhet të zgjasë rreth 20 minuta.