Sot festohet dita më e rëndësishme kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë.
Ndonëse kësaj here festa e Flamurit shqiptarët anë e mban i gjen në situatë pandemike, dikush është përkudjesur që të sjellë emocion në secilën shtëpi.
Tenori nga Istogu, me famë botërore, Ramë Lahaj, ka publikuar këngën “Për ty atdhe”.
Këngën, Lahaj e ka përcjellur me një videoklip, përmes së cilit promovon bukuritë e Shqipërisë.
Teksti është shkruar nga Pjeter Gaci, përderisa orkestrimi është bërë nga Shpëtim Saraçi.