Pse nuk duhet t’ia ktheni mënjëherë mesazhin !?

Le të themi se ju përshtateni me ndonjë person në rrjetet sociale. Ju të dy mund të përshtateni dhe e gjeni njëri-tjetrin tërheqës apo intrigues. Pavarsisht, kjo ju jep nxitje vetëbesimi gjatë komunikimit me të. Kështu, kur ai ju dërgon ndonjë tekst, ju i përgjigjeni pothuajse mënjëherë (të gjithë e dimë se sa jemi të lidhur dhe varur nga smartfonet tona andaj është e pamundur ta fshehim tekstin pa e lexuar). Për më tepër, nuk jemi më fëmijë që të pretendojmë se nuk e kemi parë tekstin dhe pas 10 minutave t’ia kthejmë mbrapsht përgjigjen.

Në fakt, shkenca rekomandon të prisni, të paktën për pak kohë. Ja shpjegimi bazë nga libri modern romantik i Aziz Ansari-t:

Në vitet e fundit shkencëtarët e sjelljes (bihejvjorist) kanë hedhur pak dritë rreth teknikave të pritjes së kthimit të tekstit. Le ti kthehemi së pari nocionit se pse kthimi i mënjëhershëm i mesazheve ju bën më pak tërheqës. Psikologët kanë kryer qindra studime në të cilën kanë shpërblyer kafshët laboratorik në mënyra të ndryshme dhe nën kushte të ndryshme. Një nga zbulimet më intriguese është “pasiguria në shpërblim”, tek i cili, për shembull kafshët nuk mund të parashikojnë nëse shtyerja e një leve do ti sigurojë atyre ushqimin – duke rritur ndjeshëm interesin e tyre në marrjen e shpërblimit, duke rritur gjithashtu edhe nivelin e tyre të dopaminës.

Nëse kthimi i tekstit ndaj ndokujt mund të konsiderohet si një “shpërblim”, llogaritni faktin se kafshët laboratorike nëse shpërblehen cdoherë për shtyerjen e levës, ata do të ngadalësojnë procesin sepse e dinë se herën tjetër do të shpërblehen dhe do të jenë në pritje për ta. Pra, në thelb, nëse jeni mashkulli apo femra që e kthen mënjëherë tekstin, ju do të ulni vlerën tuaj si një shpërblim.

Të shkruarit është një medium që kushtëzon mendjet tona në një mënyrë të veçantë, dhe ne presim që edhe shkëmbimet tona të funksionojnë ndryshe me mesazhet e bëra me telefonata. Para se të kishim të gjithë celular, njerëzit zakonisht prisnin pak më gjatë për disa ditë për të marrë në telefonatë ndokënd. Mirëpo, sot shkruarja me tekst na jep përgjigje më të shpejta, dhe kur nuk marrim përgjigje të shpejta, mendja jonë luan fare mendsh.

kosovarja.ch