12.3 C
Priština
More

    Pse ende vlen të shikohet filmi “50 Shades of Grey”

    spot_imgspot_img

    Bota është gjithmonë e dalluar me diçka “IN”, dhe për momentin “IN” është për tu përmendur ky film në kontekst negative. Zoti na ruajt nëse duhet të them se filmi ka disa pika të mira, sikur të mos ishim të vetëdijshëm se libri është i keq, atëherë si mund të jetë film ii mirë? Nuk është një kryevepër, natyrisht, por që është në pritje të një nominimi Oscar? Po ka anë të këqija, por ka edhe disa të mira, dhe shpesh në të vërtetë përputhen.

    1. Kolonë zanore (soundtrack) e shkëlqyer

    Ndoshta kjo nuk është gjëja më e rëndësishme në film, por muzika krijon atmosphere. Nga IMDB është vlerësuar me 4,0 dhe unë besoj që po mos të ishte muzika e mirë do të ishte vlerësuar me 3,0. Playlista përfshin këngë të njohura, të gjitha këngët janë të përshtatura në mënyrë të përkryer në raste dhe tematikë të caktuar dhe për shkak të sfondit me muzikë të mirë, ju harroni tërësisht se jeni duke shikuar një film mediokër.

    1. Template parashikues

    Filmi përmbahet shumë sipas librave, që është ok, por nëse e dini se sa dobët është shkruar libri, atëherë skenari i filmit nuk do ju mërzit dhe për këtë arsye nuk do zhgënjeheni.

    1. Skena me brekët

    Për një moment skena zhvillohet në dhomën e kuqe të Christianit. Pasi An ka duart e lidhura lart, ai heqë brekët e saj dhe i merr erë atyre. Nëse dikush e bën këtë gjest, atëherë ia vlen për tu parë filmi.

    1. Jamie Dornan

    Edhepse në fillim nuk e kishim paramenduar Christianin si të tillë, Jamie luan shkëlqyer rolin e këtij pasaniku fatal. Jo vetëm se është i përshtatshëm dhe i pashëm, por ka një qëndrim dhe shikim sikur roli i Christianit në libër – nuk ndjehesh mirë përderisa të shikon, sepse ke ndjesinë se do ju kërkojë të zhvisheni. Në përgjithësi, ky është actor me pamje të këndshme, madje edhe nëse nuk është tipi juaj.

    1. Anastasia Steele

    E bukura Dacota Johnson, e cila luan Anën, është gjithashtu shumë irrituese. Gjatë gjithë kohës flet për histori të lotëve dhe orgazmës. Pikërisht kështu është edhe në libër, kështuqë nuk ka të papritura. Irrituese në libër, irrituese në film.

    1. Veprime bezdisëse dhe skenar i keq

    Gjërat zhvillohen ngadalë. Skena kur të dytë flasin ndërsa ai e mabn për fyti dhe ajo psherëtin përsëritet shumë shpesh. Ka të paktën 20 skena të tilla ku ju nuk mund ti dalloni njërën nga tjetra. Ngjarjet asesi nuk lëvizin, kështuqë kohë pas kohe harrojmë se cila ështe4 qështja. Por, ja pastaj futet ndonjë skenë erotike dhe të gjithë qetësohen. Gjithashtu dialogu i tyre është shumë i zbehtë. Nuk janë edhe aq kriminelë sa përshkruhen në libër, por, në fakt mund të jenë më mirë.

    1. Skenat e ndërprera të seksit

    Një tjetër gjë që është përmendur tek komentimet është se filmi nuk ka seks. Dhe si mundet që në libër përshkruhet ai? Libri është cilësuar si tronditës, pornografi për amviset dhe pothuajse secili person e ka vlerësuar si gjëra tmerësisht tronditëse. Dallimi i vetëm është se nuk posedojnë të gjithë të holla për arsenalin seksual që e posedon Christian. Në film, problemi më i madh është se kur zhvillohen skenat e seksit, ndalojnë në kohën më të mirë, pastaj përsëri…Nuk keni ardhur të shikoni pornografi- kështuqë merreni shtruar! Seksi këtu nuk paraqitet edhe shumë i keq sepse disa gjëra janë mjaft realiste dhe shumë më mirë zhvillohen se në shumicën e filmave amerikanë. Zhgënjimi më i madh është se në këtë film prisni shumë seks edhe atë seks të mirë, sepse filmi sigurisht që nuk përmban dialogje.

    Imagjinata bën gjithçka

    Para se të shkoja në kinema, kam shikuar disa here rradhazi filmin “Pretty Woman”. A ju kujtohet se si një prostitutë bie në duart e një miliarderi dhe e gjithë ngjarja zhvillohet si një përrallë…bla bla. Edhe në këtë mënyrë, tek filmi “50 Shades of Grey” kritikohet fakti se Grey është aq i përsosur dhe joreal (ngiste helicopter dhe avion, ishte i pasur, shumë i pashëm, luante piano…), dhe e njejta gjë ndodhë me orgazmat e Anastasia-s (në libër arrin orgazëm me urdhër, arrin orgazëm pas seksit të parë, pas një tjetër, pas çdo marrëdhënie në të vërtetë, edhepse kjo në film padyshim nuk tregohet). Sigurisht, kjo ëhstë joreale, por edhe librat janë jorealë dhe fimat poashtu. Christian Grey nuk dallon nga Julia Roberts e cila nga një rrugaçe shëndrroeht në një princeshë e cila qan përderisa shikon opera. Por, në të njejtën mënyrë fantazojmë edhe për takimin me princin, i cili do na ngulfasë me diamante, fantazojmë rreth gjetjes së një njeriu i cili do të marrë iniciativën, na bën të arrijmë orgazëm pas çdo seksi dhe na blen makina, ndërsa në darkë na bën të udhëtojmë me avion. Përse jo?

    Në çdo rast, filmi është i shkëlqyer për tu relaksuar në mbrëmje me miqtë, por mund ta shikoni edh eme partnerin tuaj. Thjeshtë mos shpresoni shumë, sepse nëse e keni lexuar librin, asgjë nuk do t’ju habisë dhe mahnitë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...