4.4 C
Priština
More

    11 gjërat që kurrë nuk duhet ti ndryshoni për dikë me të cilin jeni në lidhje

    spot_imgspot_img

    Bashkëjetesa në formën e një marrëdhënie romantike mund të jetë e vështirë. Natyrisht, ka gjëra për të cilat jeni të gatshëm të hiqni dorë ose të ndryshoni diçka rreth vetes. Për shembull, nëse ju kërkohet të lini duhanin, ju duhet ta bëni atë. Duhet të krenoheni me faktin se jeni duke ebërëtë lumtur personin që e doni por edhe i bëni mirë shëndetit tuaj. Duhet të mësoheni të bëheni person më i durueshëm dhe komunikues i mirë. Në përgjithësi, gjatë lidhjes, nëse ndryshimi, adaptimi i një pjese të personalitetit tuaj ju bën më të forte, më të mirë dhe më të shpejtë, kjo është një gjë shumë e mirë. Sidoqoftë nëse ndryshoni gjëra që ju provojnë nga lumturia dhe jeni në rrezik të humbjes së identitetit, atëherë duhet të vlerësoni mirë situatën dhe të mendoni se a është kjo lidhje pozitive dhe e shëndetshme.

    Po ju paraqesim 11 gjëra që nuk duhet ti ndryshoni për dikë që jeni në lidhje:

    1. Standardet tuaja për vlerësim

    Nëse keni standard se si dëshironi të trajtoheni nga të tjerët, mos e nënvlerësoni veten dhe mos i pakësoni ato vetëm sepse personi që jeni në lidhje nuk mund të mësohet me to. Nuk ka asgjë të keqe me standardet që keni vendosur. Problem është se personi nuk është i gatshëm ti pranojë ato. Gjithmonë mund të gjeni partnerin i cili mund të respektojë standardet tuaja, andaj mos i nënvlerësoni ato.

    1. Qëllimet tuaja për të ardhmen dhe ëndrrat

    Nëse jeni në një lidhje serioze, këshillohet të punoni gjithmonë së bashku, të bëni compromise nëse është e nevojshme, kur bëhet fjalë për planifikimin e të ardhmes. E ardhmja është misterioze dhe e pakuptimtë, çdo gjë mund të ndodhë dhe ju duhet të jeni gjithmonë të gatshëm për ndryshime. Për shembull, nëse ëndërroni të krijoni familje, apo një karrierë të caktuar ose nëse dëshironi të kaloni kohë në udhëtime, mos i asgjësoni këto dëshira vetëm sepse dikush nuk i ndan ato me ju. Mund të gjeni dike me prioritete të ngjashme.

    1. Vlerat tuaja kryesore

    Debatet respektuese midis dy njerëzve në një lidhje, dhe të pasurit e mendimit të ndryshëm mund të jetë vërtetë e mrekullueshme, për sa kohë që dy njerëz janë në rregull me njëri tjetrin dhe janë në gjendje tia kuptojnë pikëpamjet tjetrit. Është në rregull nëse ju anoni majtas ndërsa pala personi tjetër djathtas. Kjo mund të shkaktojë bisedë të shëndetshme, duke sfiduar dhe shtyrë njëri tjetrin në mendime të ndryshme.

    1. Shokët tuaj

    Nuk është patjetër të pëlqejë shokët e tu dhe të qëndrojë me ta. Ju keni shoqërinë tuaj dhe personi që ju do duhet të ndjehet i lumtur kur ju sheh se qëndroni mirë me miq dhe se ndjeni kvnaqësi gjatë kalimit të kohës me ta.

    1. Marrëdhënia juaj me familjen

    E pa negociueshme. Nëse ju shkoni mirë me të dyja palët, kjo është e gjitha që ka rëndësi. Por, nëse personi që jeni në lidhje nuk tenton të afrohet me familjen tuaj, apo thjeshtë as ti respektojë, atëherë është koha të ndaheni nga kjo lidhje. Të qenurit në lidhje me dike që është egoist dhe dramatik me anëtarët tuaj të familjes, nuk ia vlen për çfarë të luftoni.

    1. Mënyra si ndjeheni për veten tuaj

    Nëse e doni veten, dhe e humbni këtë ndjenjë për shkak të personit që jeni në lidhje, atëherë ka një problem të madh, veçanërisht nëse ai/ajo ju shtyn të bëni gjëra kundër vullnetit tuaj. Qëllimi kryesor i të qenurit në lidhje është për ta përmirësuar jetën , nuk duhet asnjëherë të ndiheni më pak të kënaqur me veten, vetëm për shkak të dikujt tjetër.

    1. Karriera juaj

    Mos hiqni dorë nga karriera juaj për dikë. Mos e bëni! Nuk mund ta dini të ardhmen tuaj. Një lidhje emirë dhe e forte kurrë nuk kërkon sakrifikimin e karrierës. Nëse jeni me dikë që ju bën presione të tilla, definitivisht lidhja juaj nuk është e drejtë.

    1. Gjërat që vërtetë i doni

    Gjatë lidhjes me dikë, është gjithmonë kënaqësi të mësoni rreth gjërave që ata dëshirojnë. Jo vetëm që është e nevojshme për ta njohur atë, por ndoshta edhe për të zbuluar gjëra të reja që mund t’ju pëlqejnë shumë. Gjithmonë duhet të jeni të hapur me preferencat tuaja, mos i anashkaloni gjërat që dëshironi për hir të partnerit, mësohuni të koordinoheni.

    1. Pavarësia juaj

    Gjëja e fundit që ju vie ndërmend është të hidhni poshtë gjithë ato vite që keni krijuar për veten tuaj dhe të zhyteni në varësinë e dikujt tjetër. Kjo nuk është ide e mirë të konsumoheni tërësisht nga personi tjetër. Një lidhje është një partneritet i barabartë, ky dy njerëz bëhen bashkë për të krijuar një botë të vogël, e jo njëri person të thithë tërësisht energjinë e tjetrit.

    1. Gjërat që kërkoni nga lidhja juaj

    Kërkoni gjithmonë atë çka dëshironi në lidhjen tuaj, bëhuni të vetëdijshëm në kërkesat dhe qëllimet e përbashkëta. Mos ndryshoni pritshmëritë vetëm sepse partneri nuk dëshiron. Kjo nënkupton se jeni në një marrëdhënie të gabuar, ose nuk i keni të qarta dëshirat tuaja.

    1. Ndjenja e të qenurit vetvetja

    Gjëja më e rëndësishme që nuk duhet ndryshuar kurrë është vetvetja. Jeni person i arsyeshëm dhe nuk duhet të ndryshoni për të tjerët. Ju duhet të jeni gjithmonë ai tipi qesharak, i qetë, i zgjuar, me zë të lartë, i trashë, i bukur, i shëmtuar. Çfarëdo qoftë që jeni duhet gjithmonë të jeni vetvetja dhe mbështetuni fort në të. Nuk ka asnjë marrëdhënie që mund të plotësojë boshllëkun nëse ju humbni vetveten./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...