Pse duhet të pritni në lidhje me seksin gjatë një marrëdhënie të re?

spot_imgspot_img

Seksi i parakohshëm krijon një marrëdhënie imagjinare që shpesh nuk është mjaft e fortë që të rritet në një marrëdhënie serioze. Lidhja e cila është premtuese, mund të shkatërrohet nëse partnerët kanë marrëdhënie të hershme seksuale dhe janë në dilemën e të kuptuarit se a janë me të vërtetë kompatibil për njëri tjetrin.

Kjo nuk është dashuri, por epsh

Seksi i parakohshëm u jep meshkujve shumë pak iniciativë për t’ju njohur juve më mirë. Kur mashkulli nuk ju njeh mirë, marrëdhëniet seksuale që do të kryeni do të jenë të bazuara në epsh e jo në dashuri të vërtetë. Çfarë është më keq, se femra pasi të kryejë marrëdhënie krijon lidhje emocionale megjithëse pa e njohur mirë partnerin. Nëse vazhdohet me seks, atëherë hormoni i shkëlqyer i oksitocinës do t’ju mashtrojë dhe bind se bëhet fjalë për dashuri të vërtetë. Për më tepër, nëse ju vazhdoni me marrëdhënie seksuale, ndjenjat tuaja do bëhen më të forta dhe do të krijoni varësi nga partneri. Edhe nëse jeni të sigurtë se e dëshironi, merrni në konsideratë faktin se në atë moshë, është vetëm lakmia për epsh.

Si vjen, ashtu edhe shkon

Partnerët që kanë marrëdhënie të hershme, janë të prirur për marrëdhënie të turbullta. Femrat që kanë pranuar të bëjnë seks, pas disa takimeve nuk janë më objekt apo garancë për martesë. Edhe nëse herët keni filluar me marrëdhënie seksuale dhe shpreheni para partnerit se ishte diçka jo e zakontë, padyshim që ai nuk do t’ju besojë pasi veprimet e juaja dëshmojnë të kundërtën.

Pushoni nga seksi

Nëse dëshironi të vërtetoni se keni një lidhje të vërtetë, ndërpritni marrëdhëniet seksuale dhe sigurohuni që me të vërtetë jeni të përshtatshëm. Në këtë mënyrë më së miri mund të vërtetoni nëse ai është i interesuar me të vërtetë ose thjeshtë është i interesuar vetëm për seks. Nëse mashkulli nuk ka interes për ju, pas ndërprerjes së marrëdhënieve ai thjeshtë do të largohet. Ndërsa nga ana tjetër, nëse gjatë kësaj periudhe arrini që të afroheni së bashku në një nivel mental, atëherë nuk ka asgjë të keqe nga marrëdhëniet e parakohshme seksuale.

Bëhuni i durueshëm

Për marrëdhënie serioze, duhet të përpiqeni që të anashkaloni seksin, deri sa të dy palët nuk jeni të vetëdijshëm për qëndrimet e juaja dhe të ndjeni lidhjen në nivelin normal fizik dhe mendor. Nëse keni sukses në këtë, atëherë në sytë e partnerit do të keni vlerë më shumë, dhe kjo do të thotë se keni arritur të tërheqni dhe përfitoni mashkullin i cili ju do dhe respekton.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Klubi i tregimeve familjare: si të organizoni 20–30 minuta seanca që zhvillojnë gjuhën

Si të krijoni një klub të vogël tregimesh familjare 20–30 minuta që nxit dialogun dhe fjalorin — me tema të thjeshta, materiale vizuale nga agjencitë hapësinore dhe hapa praktikë për çdo mbrëmje.

Transformim i dhomës së gjumit me sende që tashmë keni: ripërdorim, drita dhe tekstura

Si të transformoni dhomën e gjumit me sende që tashmë keni, duke theksuar mënyrat e sigurta të pastrimit, magazinimit dhe ndriçimit për të shmangur rreziqet nga kimikatet dhe instalimet elektrike.

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave