4.4 C
Priština
More

    Mos u shqetësoni në lidhje me atë se çfarë të tjerët mendojnë për ju

    spot_imgspot_img

    Gjithkush dëshiron të jetë i pëlqyer dhe i dëshiruar në shoqëri, por shumë prej nesh shpenzojnë shumë kohë dhe energji duke u brengosur se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Ndoshta nuk jeni edhe të vetëdijshëm se pse e bëni këtë, por kjo lloj gjimnastike mendore mund të jetë shumë stresuese dhe e dëmshme për shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë ju imponohet kompleksi i inferioritetit dhe e pengon jetën tuaj, sepse ju nuk përqëndroheni në problemet reale. Katër hapat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të parandaluar shqetësimin në lidhje me çfarë mendojnë të tjerët për ju. Këto hapa janë të projektuar që t’ju ndihmojnë të mbani një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur me veten dhe të tjerët.

    Hapi 1. Ju duhe të kuptoni se pse me të vërtetë shqetësoheni në lidhje me çfarë të tjerët mendojnë për ju

    Për të zgjidhur këtë problem, ju duhet të kuptoni. Në fakt, kjo nevojë e veçantë rrjedh nga shoqëria në të cilën jeni rritur dhe keni jetuar. Që nga lindja, mësohemi të sillemi në mënyrë të caktuar, përmes veshjes, blejmë produkte të caktuara që t’i përshtatemi apo përmbahemi ndonjë lloj ideologjie, në mënyrë që të pranohemi në shoqëri. Nga an tjetër, mediat me synimin e “konkursit të popullaritetit” i dhanë dimension të ri kuptimit të shoqërisë, ku sipas kësaj ne vlerësohemi si “miq” përmes pëlqimeve (like-eve) që fitojmë në rrjete të ndryshme sociale.

    Gjendeni para një stresi të madh dhe jeni lodhur duke u përpjekur të ndërtoni dhe menaxhoni personalitetin tuaj virtual dhe ral për t’u pranuar në shoqëri. Shumë nga ju, e kaloni gjithë jetën tuaj në këtë rreth vicioz, duke besuar se veprime të shumta të caktuara do sjellin pranime dhe pëlqime, por në realitet nuk është kështu. Ju duhet të zgjidhni urgjentisht këtë stress të madh “social”.

    Hapi 2. Mësoni formulën: Çfarë të tjerët mendojnë për mua, nuk më intereson aspak!

    Rrënja e çështjes është se ju duhet të kuptoni se nuk mund të keni kontroll rreth asaj që njerëzit thonë dhe mendojnë për ju. Pra, nuk ka rëndësi nëse qëllimet e juaja kanë qenë të mira ose keni bërë diçka qesharake, nuk mund të parashikoni se në çfarë mënyrë njerëzit reagojnë në veprimet e juaja. Bindja dhe të besuarit se mund të keni kontroll mbi atë që njerëzit mendojnë për ju, buron nga egoja juaj. Në realitet kjo nuk është e vërtetë, dhe se ajo çfarë njerëzit mendojnë rreth jush nuk duhej të ishte një shqetësim. Prandaj, përqëndrohuni dhe përsëritni formulën “Çfarë të tjerët mendojnë për mua, nuk më intereson aspak!”. Do të vëreni se sa rrezistencë do të hasni në fillim nga egoja juaj. Por, kjo në fakt është krejtësisht normale në fillim të procesit.

    Hapi 3. Përqëndroni energjinë tuaj në diçka pozitive

    Përshkak të filozofisë suaj të re të jetës, keni përfituar shumë kohë dhe enrgji për të jetuar me të vërtetë jetën tuaj. Veçmë keni dal nga formula: se nëse bëj X gjëra, them Y gjëra dhe blej Z gjëra, të tjerët do të më pëlqejnë dhe duan më shumë. Duhet të jeni të vetëdijshëm se pranimi i vërtetë i vetës ashtu siç jemi, vjen nga vet brendësia jonë.

    Merrni frymë, përsëritni formulën tuaj, dhe pastaj grumbulloni energji të tepërt drejt diçka pozitive dhe të dobishme, si dhe përpiquni të provoni ndonjë aktivitet të ri kreativ si: arti, vallëzimi, joga, muzika etj. Do të befasoheni këndshëm nga lumturia që do t’ju kaplojë sepse po bëni diçka që ju e dëshironi, në vend që të brengoseni për ato që të tjerët thonë për ju.

    Hapi 4. Çdo ditë praktikoni dashurinë ndaj vetes, dhe të pranuarit ashtu siç jeni me të vërtetë

    Duke pare gjërat nga kjo perspektivë, kuptoni se ajo çka njerëzit thonë ose mendojnë rreth jush, në të vërtetë nuk ka të bëjë me ju, por është tërësisht problem i tyre. Nëse juve nuk ju pëlqen ajo çka ata flasin për juve, vetëm ecni tutje diku tjetër, tek aktivitetet tuaja të preferuara. Për shumë njerëz, rruga e vet – pranimit fillon me meditimin, ushtrimet e frymëmarrjes, joga, ushqimin e shëndetshëm, përmes kohës së shpenzuar në natyrë, dhe duke u marrë me artin. Pa marrë parasysh atë që ju bëni, sigurohuni që çdo ditë të bëni diçka që do t’ju rikujtojë se e doni veten. Në këtë mënyrë do të rritni edhe marrëdhëniet ndërpersonale.

    Mbani mend se kjo që po bëni duhet të jetë një mision për tërë jetën, jo një transformim i mënjëhershëm që ndodh gjatë natës, kështuqë faleni veten nëse ktheheni mbrapa në rrethin vicioz dhe të shqetësoheni rreth saj se çka mendojnë të tjerët për juve. Kur ju të kuptoni se nuk reagojnë më mendimet e të tjerëve tek ju, mos harroni se si keni kaluar udhëtimin e gjatë të shërimit dhe ngritjes shpirtërore, dhe se pikëpamjet e tyre janë unike vetëm për ta personalisht dhe me të vërtetë nuk kanë të bëjnë fare me ju.

    Ndjehuni i lumtur dhe i përmbushur! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...