Produkti më i ri femëror – Peceta për ripërdorim

spot_imgspot_img

Janë peceta tekstili, të krijuara nga materiale natyrore, absorbuese siç janë pambuku dhe bambuja. Dhe më e rëndësishmja, mund t`i lani dhe ti përdorni sërish.

Shumica janë të ngjyrosura me ngjyra të lehta, që të mbjanë njollat larg, pasiqë t`i mbani njëherë, mund ti lani dhe t`i përdorni sërish.

Ky produkt, sikurse rikthimi i pelenave për foshnje, janë bumi më i ri që kanë pasur tregjet e kësaj kategorie. Ky produkt synon që të marrë zemrat e nënave të reja pasiqë mund të përshtaten lehtësisht në botën e re të krijuar pas lindjes së foshnjes, që nënkupton përdorimin e pelenave për foshnjen dhe pelenave për menstruacione.

Një anketë e bërë nga kompania që prodhon këto produkte, kanë konstatuar se harxhimet vjetore që i bëjnë femrat për produkte në lidhje me menstruacionet janë rreth 18,000 funta britanike (rreth 24,300 euro ), ndërsa me produktin që ripërdoret mund të kursejnë 8,400 funta (reth 11,34 euro).

Në një periudhë pesë vjeçare, jastëku për menstruacione mund të ju kushtojë 30-55 funta (rreth 40-74 euro)  ndërsa fishekët për një përdorim 120-500 funt (rreth 162-675).

Shumica e shitoreve që shesin jastëkun për menstruacione janë shitore lokale të lidhura me ndonjë organizatë bamirësie, të cilat për çdo tre produkte e dhurojnë një për vajzat në Keni.

“Janë më të rehatshme se çka prisja, janë sikurse qebe për vaginë. Nuk e kanë atë ndjesinë e shpifur, të djersitur dhe të keqe që e kanë fishekët për një përdorim” thotë Suzi, 35 vjeçe.

“Njerëzit bëjnë gabim të madh kur mendojnë se produktet sanitare për një përdorim janë më higjienike” thotë një tjetër.

Në studimet e bëra nga organizatat për shëndetin e femrave, është gjetur një numër i madh i dioksinës dhe karcinogjenëve në pecetat për një përdorim. Ndërsa sa i përket prodhimit tonë, atë mund ta zieni dhe ta sterilizoni sipas standardeve të juaja personale.

Femrat që kanë kaluar nga pecetat e zakonshme  tek tecetat nga tekstili tregojnë me shaka se tekstili i bën menstruacionet më të lehta dhe më pak të dhimbshme.

Përfundimisht, të gjitha femrat që kanë kaluar në këtë produkt thonë se ndjehen më të pastra dhe më të rehatshme, ndërsa një veprim të tillë ua rekomandojnë të gjithëve si nga aspekti higjenik, edhe nga ai financiar./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues 23.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (për argëtim)

Horoskopi argëtues për 23 Shtator 2026: parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie—një lexim i shpejtë dhe argëtues për çdo shenjë për të nisur ditën me buzëqeshje.

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.