Nëna vendos të paralajmëroj të tjerët, pasi që vajza i vdes nga përdorimi i tamponëve

spot_imgspot_img

Dimrin e kaluar, Xhema-Luis Roberts filloi të ndjehet e sëmurë në stomak dhe zhvilloi simptome të ngjashme me gripin, përderisa ishte në pushim me familjen. Kur vizitoi mjekun ata i thanë se kishte Norovirus, mirëpo doli që nuk kishte virus aspak.

Pasiqë ethet dhe të vjellat nuk pushonin, Roberts filloi të ndjehet edhe më keq andaj shkoi në spital. Atje mjekët i bënë testimet e gjakur dhe gjetën një bakterie Stafilokokus në sistemin e saj. Përfundimisht konstatuan se simptomet e saja ishin si rezultat i Sindromit të Shokut Toksik (TSS) nga tamponët, të cilët adoleshentja i përdorte për t`u mësuar me ato gjatë orëve të notit.

Fatkeqësisht, derisa mjekët identifikuan shkakun e simptomeve të saj, ishte tepër vonë. Roberts vdiq nga gjakosja në tru Marsin e kaluar, një jave pasi u transferua në dy spitale të ndryshme për shërim.

Sot nëna e saj, Diana Roberts, është duke folur për të paralajmëruar adoloshentët dhe prindërit e tyre për rreziqet që përmbajnë tamponët.

“Bashkëshorti im kurrë nuk ka dëgjuar për TSS, prandaj unë po flas që nesër një prind i ndonjë adolesheteje me simptome të ngjashme të mund të shpëtojë fëmijën në kohë” thotë ajo.

Që kur Roberts vdiq, miqtë dhe familja e saj kanë mbledhur 50,000 dollarë donacione për spitalin Alder Hey, në të cilin ishte trajtuar ajo.

Edhepse TSS është e rrallë, 1 apo 2 në 100,000 femra mund të sëmuret, Diana shpreson se tregimi i saj do të ndikojë për informimin e të tjerëve, dhe të kuptohet rreziku i përdorimit të tamponëve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.