0.5 C
Priština
More

    Po stërviteni apo po pozoni?

    spot_imgspot_img

    Trendi për një jetë të shëndetshme ka marrë vërtetë përmasa globale. Arsyet për përhapjen e këtij fenomeni mund t’i kërkojmë në disa vende.

    Arsyeja e parë dhe kryesore është pikërisht preventiva e njeriut që të përmirësojë shëndetin e tij, rregullojë disponimin dhe natyrisht të përmirësojë pamjen personale. Dhe kjo është krejtësisht në rregull. Ana tjetër e medales reflekton në komercializimin e industrisë së palestrave dhe krijimin e imazht që të gjithë duhet të ushtrojnë që të jenë trendi. Stërvitja, gjegjësisht. trajnimi nuk është trend, por mënyra e jetës.

    Përveç të gjitha aspekteve pozitive të aktivitetit fizik, modernizimi i palestrës sjell edhe standarde statusore. Kjo do të thotë se një numër gjithnjë e më i madh i qendrave të stërvitjes më moderne është në rritje me pajisjet më të shtrenjta dhe klientelë të zgjedhur, një numër të madh të shtojcave të shtrenjta artificiale që ofrojnë rezultate brenda natës dhe sa më pak arsye reale se pse dhe si duhet të stërvitemi. Pamja e jashtme nuk guxon të jetë më e rëndësishme se shëndeti. Në këtë frymë fillon të humbë koncepti i stërvitjes. Çështja është të stërvitemi mirë dhe me kë, e jo në ç’vend, dhe si do të dukeni atje. Nëse filloni me stërvitje për arsye shëndetësore, do të ushtroni gjatë, nëse stërviteni vetëm për arsye estetike, do të zgjasë shkurt.

    Historia nuk ndalet këtu, por do të ju tërheqim vëmendjen për disa nga hollësitë gjatë trajnimit për të cilat në thelb nuk flitet, kurse mund të ndikojnë shumë në kuptimin dhe rezultatin e ushtrimit:

    Shmangni bisedat në trajnim. Mos e merrni këtë fjalë për fjalë. Kur bëhet një ushtrim apo ushtrime komplekse në trajnim, përqëndrohuni në realizimin e tij, gjë që do të rrisë efikasitetin e vetë ushtrimit dhe natyrisht rezultatin. Përforconi fokusin. Gjatë pushimit, lejohet biseda dhe e qeshura me praktikuesit e tjerë dhe trajnerin, nëse keni fuqi për këtë. Frymëmarrja dhe ekzekutimi i drejtë i ushtrimeve sjellë rezultate. Ushtarak gjatë punës, shoqëri gjatë pushimit apo pas trajnimit.

    Shmangni grimin në trajnim. Natyrisht, kjo vlen në radhë të parë për popullatën femërore. Në trajnim duhet të jeni sa më i natyrshëm dhe i relaksuar, sepse kështu do t’i mundësoni trupit dhe mendjes që të japin më të mirën. Gjëja kryesore se grimi dhe vajrat e ndryshme dhe qumështet për trup nuk qëndron në atë se estetikisht janë të padëshirueshëm gjatë stërvitjeve. Me trajtimin artificial të lëkurës, i pamundësoni lëkurës të marrë frymë në mënyrë natyrale. Para së gjithash mendohet në avullimin (djersitje). Grimi mund të ju tërheqë vëmendjen drejtë pasqyrës dhe të ju pamundësojë pastrimin e mirë të djersës nga fytyra gjatë pushimit. E tërë kjo ndikon në cilësinë e trajnimit.

    Shmangni përtypjen e çamçakëzit gjatë trajnimit. Edhe pse kjo mund të duket pak e vrazhdë dhe arrogante kur përtypni çamçakëzin gjatë trajnimit, por nuk qëndron këtu problemi. Çamçakëzi tërheq vëmendjen, çrregullon frymëmarrjen përgjatë kryerjes së ushtrimeve dhe krijon rrezik nga disa reaksione të padëshirueshme nëse e gëlltitni. Prandaj kujdes. Nëse trajneri ju paralajmëron për këtë, nuk është masë pedagogjike, por masë parandaluese.

    Respektoni ekzekutimin e drejtë të ushtrimeve dhe numrin e përsëritjeve. Nëse stërvitjet i bëni plotësisht i painteresuar dhe nuk i kryeni siç duhet, si dhe as që keni parasysh se sa përsëritje keni bërë, ka dy arsye për këtë. Ose ushtrimi është shumë i vështirë apo i lehtë për ju, ose jeni plotësisht i dekoncentruar gjatë ushtrimit. Nëse dëshironi të gënjeni trajnerin apo ndonjërin prej stërvitësve në lidhje me numrin e përsëritjeve, ta dini se nuk i gënjeni ata, por vehten. Për këtë duhet një përqendrim i nivelit të lartë për çdo ushtrim.

    Lini problemet në shtëpi ose në punë. Nëse keni ardhur në stërvitje, jepni maksimumin! Nëse keni ndonjë pengesë në shtëpi apo në punë të cilat ju nxjerrin jashtë balancit, kështu me vetë ardhjen në stërvitje keni bërë shumë. Prandaj jepni maksimumin në këtë moment, mos u kufizoni në atë, si dhe të besoni se pas stërvitjes gjithçka do të duket ndryshe dhe më thjeshtë. Stërvitja është e juaja kur bëni diçka të dobishme për veten tuaj, shëndetin tuaj dhe trupin.

    Mos u vononi në trajnim. Nëse jeni dakorduar me dikë ose keni prenotuar që më parë trajnimin, përpiquni të mos vonoheni, sepse i krijoni vehtes një zakon negativ. Do të jeni mirënjohës për vetëvehten dhe për të tjerët. Sigurisht se në disa rrethana të jashtëzakonshme nuk mund të ndikoni, gjë që është e justifikueshme. Me përpjekjen që të mos vonoheni, do të thotë se në rradhë të parë respektoni vehten, ushtruesit dhe trajnerin.

    Respektoni marrëveshjen gjatë stërvitjes apo jashtë stërvitjes. Nuk e keni të qartë? I referohet udhëzimeve se si dhe çfarë duhet ngrënë, sa shpesh të hani, çka të shmangni nga ushqimi dhe pijet. Rezultatet drastike kërkojnë masa drastike. Stërvitje e rregullt + ushqim i rregullt + gjumë cilësorë = rezultat i shkëlqyer.

    Diku me siguri keni ngecur. Ndryshoni këtë. Kudo që të ushtroni, në palestër më moderne apo diku jashtë, jepni maksimumin, tregoni vehtes se mundeni. Krijoni një vullnet të hekurt!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...