9 mënyra për të rritur vetëbesimin në sekonda

spot_imgspot_img

Uluni drejtë

Studimet tregojnë se gratë me qëndrim të duhur të trupit kanë më shumë vetëbesim se gratë që janë “të krrusura”. Kohëzgjatja: një sekondë.

Përdorni parfum

Studimet tregojnë se gratë ndjehen më me vetëbesim në situata shoqërore, të biznesit dhe romantike kur përdorin parfum. Kohëzgjatja: dy sekonda.

Trokitni në dru

Psikologët tregojnë se pranimi i bestytnive, si dhe bartja e “hajmalisë” për fat të mirë, ndihmojnë në kryerjen e detyrave më lehtë. Kohëzgjatja: tre sekonda.

Tundni kokën

Kur tundni kokën derisa dëgjoni dikë, studimet tregojnë se më shumë besoni në atë që dëgjoni dhe atë që jeni duke menduar në atë moment. Kohëzgjatja: pesë sekonda.

Flirtoni

Psikologët zbulojnë se buzëqeshja, e qeshura dhe pjesëmarrja në kontakt të butë fizik rrisin vetëbesimin dhe të ndihmojnë të ndjeheni më mirë. Kohëzgjatja: dhjetë sekonda.

Merrni qëndrim

Qëndrimi apo ulur në pozitën “e pushtetit” (ajo në të cilën ndjeheni si The Boss), mund të ju ndihmojë të ndjeheni më të fuqishëm edhe deri në 40 për qind, se sa kur uleni me duar të kryqëzuara. Kohëzgjatja: dy minuta.

Fokusohuni në frymëmarrje

Gratë që rregullisht praktikojnë ushtrime të frymëmarrjes, gjegjësishtë meditimin kanë nivel më të lartë të vetëpranimit dhe vetëbesimit. Kohëzgjatja: dhjetë minuta.

Pini kafe

Një tjetër arsye që ta doni kafen: 100 miligram kafeinë është dëshmuar se rrisin vigjilencën, nivelin e energjisë dhe të vetëbesimit. Kohëzgjatja: pesëmbëdhjetë minuta.

Ushtroni

Edhe atë në mënyrën më të shëndatshme të mundur: studimet tregojnë se aktiviteti fizik përmirëson disponimin dhe nivelin e vetëbesimit. Megjithatë, a e dini se njëzet minuta stërvitje mund të përmirësojnë gjendjen e mendjes për dymbëdhjetë orë të pabesueshme?/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.