Qëkur vaksinat janë bërë të detyrueshme, ekzistojnë debate nëse vërtet janë të dobishme apo janë vetëm një mashtrim i shtëpive të mëdha farmaceutike. Ne do të mundohemi sot t’ju afrojmë në anët e mira të vaksinimit, por edhe në efektet e padëshirueshme.

Sipas dijes që kemi vaksinën e parë e ka menduar Edëard Jenner, fizikant anglez, në vitin 1796. Jenneri e ka shpikur vaksinën e fruthit, e cila tërësiisht e ndryshoi rrjedhën dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje atëbotë vdekjeprurëse.

Që nga ajo kohë shumë fizikantë dhe shkencëtarë kanë zbuluar dhe zhvilluar shumë lloje vaksinash. Vaksinimi sot ka shumë kundërshtarë dhe përfolës, të cilët i hamendin prindërit nëse do të duheej ti vaksinonin apo jo fëmijët e tyre.

Preventiva

Sipas shumë burimeesh dhe shkencëtarës, vaksinimi i parandalon shumë sëmundje të rrezikshme, prej të cilave mund të vuajë fëmija në vitin e parë të lindjees. Sipas disa statistikave, vetëm në SHBA, parandalohen deri më 33 000 raste morti.

Mbrojtje e shëndetit të fëmijës

Falë vaksinave, disa sëmundje që në të kaluarën kanë qenë tepër të shpeshta, sot janë parandaluar shumë, ndërsa shoqatat e pediatërve kanë publikuar se vaksinat e fëmijëve parandalojnë 10,5 milion raste të sëmundjeve infektive.

Efektet e padëshirueshme

Ndonëse vaksinat janë bërë për t’i ndihmuar fëmijë, ato, sikurse edhe cdo bar tjetër, kanë efektin e tyre të padëshirueshëm.

Reagimet më të shpeshta nga vaksinimi janë dhimbja, skuqja dhe ndjeshmëria në vendin e shpimit, ndërsa në disa raste mund të paraqitet rritja e tempperaturës dhe ndonjë dhimbje e madhe. Reagimet serioze janë tepët të rralla dhe mund të lidhen me alergji të fortë.

Gjithnjë e më shpesh prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre

Kohëve të fundit janë shpeshtuar prindërit që nuk dëshirojnë ti vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi mendojnë se ato po u bëjnë dëm fëmijëve. Në raste të këtilla prindërit nënshkruajnë një dokument për marrjen e përgjegjësisë.

Ky trend është shumë i përhapur në Perendim, ndërsa tani është përhapur edhe hapësirat tona. Fëmijët që nuk janë vaksinuar u nënshtrohen kontrolleve të rregullta mjekësore dhe mund të regjistrohen në klasë të parë pa vërtetimin e vaksinimit, thonë mjekët.

Si më të panevojshmen vaksinë njekët e tregojnë atë kundër hepatitit B për të cilën ata mund të presin deri në pjekuri, por pak prej mjekëve dëshirojnë të flasin në publik për këtë temë. Ngjashëm diskutohet edhe për vaksinën BCG dhe për atë kundër paralizës së fëmijëve. /kosovarja.ch/