7.2 C
Priština
More

    5 këshilla holivudiane rreth grimit

    spot_imgspot_img

    Sigurisht, që yjet holivudiane si Jennifer Lopez, Kim Kardashian, dhe Angelina Jolie, kanë pasur fatin që të jenë të bukura në mënyrë natyrale. Mirëpo, gjithsesi ata nuk paraqiten në tapetin e kuq ashtu si duken kur zgjohen në mëngjes.

    Për të nxjerrë në pah bukurinë e tyre natyrore dhe për të fshehë ca mangësi të vogla, ata mbështeten tek parukieret dhe grimieret. Po ju paraqesim 5 këshillat nga tapeti i kuq holivudian:

    1. APLIKONI GRIMIN NGA BRENDËSIA E KAPAKUT DHE PLOTËSONI ATË DERI NË SKAJET E JASHTME TË SYRIT

    Ka vite që shumë artistë të grimit kanë ndaluar përdorimin e hijëzimeve me shumë ngjyra që aplikoheshin në kapakun e syrit në mënyrë horizontale. Që të keni pamje moderne, aplikoni hijëzimin duke filluar nga nuancat më të lehta e gradualisht deri tek ato më të errëta edhe atë horizontalisht, jo në mënyrë vertikale. Për një grim të lehtë gjatë mbrëmjeve verore, shtoni pak ngjyrë të artë në skajet e brendshme të syrit, pak rozë rreth kapakut, ndërsa nuanca e gjelbërt, vjollcë apo bronzë të aplikohet në skajet e jashtme të syrit.

     2. KINI KUJDES ME HIJËZIMIN E MOLLËZAVE

    Duhet të jeni të kujdesshëm se kur dhe si e përdorni hijëzimin e mollëzave. Më së miri do të ishte nëse e aplikoni sipër mollëzave dhe më pas i jepni ngjyrë faqës duke filluar orientimin me furçë nga syri kah veshi.

     3. PARA NJË BUZEKUQI TË ERRËT VENDOSNI KORREKTOR

    Gjatë përdorimit të buzëkuqit me nuancë të kuqe, e kuqe e errët apo vjollcë, preferohet më së miri të aplikohet korrektor në buzën e sipërme për të definuar linjat para se ato të lyhen me laps dhe buzëkuq. Kjo do t’ju jep një pamje krejtësisht të re. Nëse është e nevojshme, gjatë mbrëmjes mund të pastroni lehtë me faculetë shkëlqimin e buzëve dhe të rivendosni korrektor, laps dhe buzëkuq.

     4. MBANI QERPIKË ARTIFICIALË

    Edhepse maskara bën dallim shumë të madh në sytë e juaj, duke bërë qerpikët të duken më të gjatë dhe të dendur, mirëpo me qerpikë artificialë do të arrini pamje reale të një artisteje. Sipas artistes holivudiane për grim – Keri Herta, thuhet se asgjë nuk i thekson sytë dhe nuk ua jep atyre thellësinë deri në dozën e joshjes sa qerpikët artificialë.

    Është e rëndësishme që të dini t’i mirëmbani qerpikët artificialë. Sipas nevojës, shkurtoni qerpikët artificialë për të përshtatur gjatësinë me qepallat tuaja, vendosni pak ngjitës përkatës dhe ngjitni qerpikët artificialë me piskatore. Pastaj lyeni qerpikët me maskara dhe vizatoni një vijë të hollë të zezë me laps për sy që të evitohet ngjitësi.

     5. SHKËLQENI, POR JO EDHE SHUMË

    Për një pamje shkëlqyese të lëkurës, aplikoni përdorimin e produkteve me ndriçim jo shumë të theksuar. vendosni pudër me nuancë rozë, ngjyrë ari dhe nuancë shampanje në krye të mollëzave, në mes të hundës dhe në ballë. Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, ju mund të shtoni pak ndriçim poshtë syve.

    Gjithashtu, mos harroni që në trupin tuaj, lëkura që ekspozohet jashtë fustanit duhet të jetë me shkëlqim, e hidratuar si dhe e shëndetshme. Vendosni losion për trup që ka efekt shkëlqyes e që do fshehë të metat e lekurës dhe që e bën trupin të duket disi me i përsosur. Sidomos, theksoni shpatullat, krahët si dhe dekoltenë. Që këmbët e juaja të duken të holla, aplikoni losion ndriçues mbi to./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...