Pijet e ngrohta më të pazakonta por të shëndetshme

spot_imgspot_img

Më poshtë do të gjeni një listë me pije të tjera që duhet t’i konsumoni patjetër gjatë ditëve të ftohta.Lëngu i shegës është pija që dominon stinën e vjeshtës e dimrit, shkruan “AgroWeb”.

Por nuk duhet të mjaftoheni me lëngun e shegës për të marrë maksimumin e vlerave që ju duhen për të përballuar këto stinë.

Çaj i ngrohtë me gjalpë.

Ju duket i çuditshëm?

Sidomos në zonat malore të Shqipërisë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë.

Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, atëherë përdoreni shpesh kështu, jo vetëm në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Vezë të rrahura dhe kanellë.

Hidhni pak qumësht në një mikser.

Shtoni kanellë, arrëmyshk, vanilje, pak kripë dhe një lugë çaji me mjaltë.

Në një pjatë hidhni të bardhat e dy vezëve. Rrihini deri sa të përfitoni një shkumë bardhoshe dhe të butë si reja.

Përzijini së bashku dhe do të përfitoni një pije plot vlera, por jashtëzakonisht të shijshme.

Çokollatë e ngrohtë.

Receta e çokollatës së ngrohtë që do të lexoni tek AgroWeb.org është fantastike.

Shkrini çokollatë të zezë që ka përqindje të lartë kakaoje dhe shtoni qumësht.

Nëse dëshironi ta bëni pak më të fortë shijen, hidhni në enë edhe një filxhan me kafe ekspres.

Pija e zjarrit të oxhakut. Nëse dëshironi të luftoni netët e ftohta të vjeshtës, dhe nëse keni hequr dorë nga alkooli, atëherë duhet të provoni këtë pije që kombinon fuqitë shëruese të uthullës së mollës, xhenxhefilit, piperit të kuq pluhur, qepës dhe rrepës, mushtit, mjaltit, ujit të ngrohtë dhe limonit ose portokallit.

Nëse dëshironi mund t’i hidhni kësaj pije edhe një gotëz raki, që ta bëni më të fortë.

Qumësht i ngrohtë me vanilje.

Është shumë e thjeshtë por shumë e shijshme.

Ngrohni qumështin në një enë.

Pa zier akoma, hiqeni nga zjarri dhe shtoni në të pak ekstrakt vanilje.

Hidheni në një filxhan, shtoni pak mjaltë dhe kanellë dhe do të përfitoni një shije të mrekullueshme që të ngjan me akulloren e shkrirë.

Ju bëftë mirë!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi i duhur në ditët e nxehta

Mënyra e thjeshtë për të qëndruar i hidratuar në vapë: çfarë të pish, çfarë të hash dhe kur të kërkosh ndihmë, me këshilla të zbatueshme për familjen.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Vendos rend në produktet e flokëve, ruaj freskinë dhe ndiq afatet pa stres. Këtu gjen hapa të thjeshtë për kategori, ruajtje dhe etiketime inteligjente.

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.