Sa kilogram shtojnë njerëzit mesatarisht gjatë festave të fundvitit

spot_imgspot_img

Studimet  thonë se periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës.Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta, shkruan “AgroWeb”.

Nepsi për bakllava, trigona, mish, sallatë ruse e gjithçka të mirë të gatuar prej amvisave duararta, është në nivele të larta të në këtë periudhë.

Kësisoj, rreziku i shëndoshjes është i madh.

Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 përqind gjatë Dhjetorit.

Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna tek festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.

Pesha e festave që eliminohet me vështirësi
Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse dëshironi të qëndroni në formë në festa, nuk duhet ta braktisni palestrën as edhe një ditë.

Nëse i përmbaheni rutinës suaj të shëndetshme të aktivitetit fizik ndonëse i dorëzoheni nepsit, do ta keni më të lehtë për të mos shtuar në peshë.

Një mënyrë se si t’i shmangeni konsumit të ushqimeve të mbetura të natës së vitit të ri, është që t’i hidhni ato në plehra, në mënyrë që mos të tundoheni.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë në dimër

Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.

Niveli i kalorive të djegura gjatë një aktiviteti me intensitet mesatar fizik arrin deri në 34 përqind, kur ai kryhet në temperaturë nga 14-20 gradë.

Mund ta keni vënë re që në dimër, ecja e shpejtë ju lë të plogësht dhe të uritur.

Një gjë e tillë nuk ndodh në pranverë ose në temperature të ngrohta.

Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohta.

Thënë shkoqur, nëse dëshironi të humbisni në peshë, ecni shpejt, vraponi dhe stërvituni në të ftohtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi i duhur në ditët e nxehta

Mënyra e thjeshtë për të qëndruar i hidratuar në vapë: çfarë të pish, çfarë të hash dhe kur të kërkosh ndihmë, me këshilla të zbatueshme për familjen.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Vendos rend në produktet e flokëve, ruaj freskinë dhe ndiq afatet pa stres. Këtu gjen hapa të thjeshtë për kategori, ruajtje dhe etiketime inteligjente.

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.