Pesë ushqime të veçanta që ju ndihmojnë kundër rënies së flokëve

spot_imgspot_img

Humbja e flokëve nuk është një proces i pazakontë e sidomos me kalimin e moshës.

Përgjegjës për këtë sipas mjekëve është një hormon i quajtur  Dihidrotestosteroni (DHT) i ngjashëm me testosteronin që mendohet se kontribuon në humbjen e flokëve si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Trupi juaj shndërron në mënyrë të natyrshme rreth 5% të testosteronit që përmban në DHT duke përdorur një enzimë të quajtur 5-alfa reduktoza.

I gjithë sekreti i flokëve të shëndetëshëm

qëndron tek bllokimi i këtij procesi dhe prodhimi sa më i pakët i kësaj enzime.

Ka disa ushqime që mendohet se e bëjnë këtë të cilat mund ti bëni shpejt pjesë të dietës tuaj.

Çaji jeshil

Shumë i njohur për vetitë e tij kuruese dhe pastruese, çaji jeshil është një shpëtim edhe për flokët tuaj.

Një nga kimikatet kryesore të këtij çaji është përgjegjësi kryesor për rritjen dhe daljen e flokëve të rinj.

Mjafton ta konsumoni ose të shpëlani flokët me të disa herë në javë.

Vaji i kokosit

Ky vaj i vecantë që vjen nga pema e kokosit mund të përdoret në shumë aspekte si në kuzhinë ashtu edhe për të trajtuar trupin e flokët.

Duke qenë se përmban shumë yndyrna të mira dhe acid laurik, vaji i kokosit ndihmon kundër rënies së flokëve.

Mjafton ta përdorni duke mssazhuar skalpin e kokës para se ta lani disa herë në javë.

Qepët

Në fakt këtu është antioksidanti i quajtur kuercetin që luan rolin kryesor kundër rënies së flokëve të cilën qepët e përmbajnë me shumicë.

Të tjera fruta dhe perime që e përmbajnë me shumicë këtë enzimë janë spinaqi, lakra, mollët dhe frutat e pyllit.

Turmeriku

Një nga erëzat më kuruese të kuzhinës i vjen në ndihmë edhe flokëve.

Studime kanë treguar se turmeriku arrin të ulë hormonet të cilat shkaktojnë rënien e flokëve ndaj mund të jetë një alternativë e mirë për ju.

Farat e kungullit

Simboli i vjeshtës kungulli, magjinë e tij e mban edhe tek farat e vogla e të shijshme.

Kungulli është i pasur me zink, hekur, magnez dhe antioksidantë të tjerë që ndihmojnë në rritjen e shëndetëshme të flokut.

Në një studim 24-javor ku morën pjesë 76 burra me probleme me flokët të gjithë ata që konsumuan vajin e farës së kungullit kishin  përmirësim të flokëve.

Pjesmarrësit që konsumuan nga 400 mg vaj çdo ditë kishin ndjeshëm më shumë rritje të flokëve sesa ata që merrnin një kurë tjetër për flokët.

Ky vaj ka aftësinë që të ndalojë prodhimin e hormonit DHT që shkakton edhe humbjen e flokëve.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.