7.7 C
Priština
More

    Kërpudhat luftojnë kancerin e gjirit, studimi zbulon fakte interesante

    spot_imgspot_img

    Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%.Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjatë. Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore, ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit.

    Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10 gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata kishte përgjysmim të efektit mbrojtës.

    Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%.

    Përse kërpudhat luftojnë kancerin?

    Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega. Dhe disa varietete, fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti – aromatase të fortë.

    Por, kërpudhat kanë një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

    Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?

    Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës. Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.

    Ushqime të tjera që luftojnë kancerin e gjirit

    • Shegët, për të njëjtën veprimtari si kërpudhat.
    • Lakra dhe lulelakra – vendet që i konsumojnë më shumë kanë më pak prekje nga kjo sëmundje.
    • Çaji jeshil – efekti mbrojtës varet shumë nga gjene të caktuara.
    • Farat e linit: 25gr në ditë rezultuan në efekte pozitive, por të tjera studime nevojiten për ta përforcuar.
    • Buka e thekrës: me sa duket bashkëveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bëjnë bukën e thekrës unike në mbrojtjen kundër kësaj sëmundje.
    • Thjerrëzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezët dhe salmoni, rezultojnë aleate të çmuar të shëndetit të gruas për sa i takon kancerit te gjirit.

    Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak më pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% më shumë rrezik nga kanceri i gjirit.

    Si përfundim…

    Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, konsumi i një diete të pasur në ushqime me forcë antioksiduese dhe ekspozimi i mjaftueshëm në rrezet e diellit, janë hapa vendimtar në shëndetin e gruas.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...