4.5 C
Priština
More

    Përse është kefiri më i mirë se jogurti

    spot_imgspot_img

    Edhe pse jemi mësuar me jogurt në shujtën e mëngjesit, do të ishte mirë që më shpesh ta ndërroni me kefir. Ja përse.

    Kefiri është aq pije e shëndetshme sa që e thërrasin edhe ‘qumështi magjik’. Bëhet nga qumështi I lopës, dhisë dhe deles, I cili në përzierje me kokrrizat e kefirit dhe lihet të fermentohet. Është përplot probiotik, majë të shëndetshme, vitamina, minerale dhe përbërës ushqyes. Lehtë e konsumojnë ata njerëz që kanë problem me tolerim të lakozës. Ka shumë arsye për të cilat kefiri është më i mirë se jogurti dhe për këtë nganjëherë duhet ta ndërroni me këtë pije.

    Çfarë janë kokërrzat e kefirit

    Bëhet fjalë për kombinim të majës dhe baktereve të veçanta, të përziera me proteina të ndryshme, me lipide dhe sheqer të cilat formojnë ‘klan’ të baktereve të shëndetshme në qumësht të fermentuar dhe për këtë kefiri ka strukturë më të trashë. Kefiri është pije shumë e vjetër (besohet më shumë se 5000 vjet). Ndërsa tek ne ka ardhur nga Kaukazi, përmes Kinës.

    Përse është kefiri aq i shëndetshëm

    Ai ka mundësi të pastrojë trupin tonë me trakt tretës, eliminon bakteret, rregullon sistemin e imunitetit, kontrollon diabetin dhe neutralizon laktozin. Është shumë efikas për ata që dëshirojnë të dobësohen, të rregullojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve dhe të mbrohen nga infeksionet e ndryshme virusale.

    Për tretje është shumë i mirë, sepse përmban probiotik të shëndetshëm, të cilët mund të heqin nga zorra bakteret e këqija dhe na ndihmojnë që më mirë ta përpunojmë ushqimin. Krahas kësaj, përmban edhe përbërës dietal dhe ndalon kapsllëkun.

    Të sëmurët nga diabeti edhe ata që nuk e durojnë laktozën do të duhet që ta përdorin rregullisht kefirin. Kefiri përmban sheqer, por me të edhe baktere që e ‘hanë’ laktozën. Shumica e sheqerit hiqet nga organizmi para se të shkaktojë problem me sheqer në gjak. Ata që konsumojnë kefir duhet të kenë parasysh që kjo pije me të vërtet pastron organizmin, dhe është e mundshme që pak më shpesh të shkoni në toalet.

    Shëndeti në përgjithësi

    Është përplot vitamina C dhe minerale të mira dhe për këtë është i shkëlqyeshëm për imunitet. Është i pasur me proteina dhe forcon metabolizmin, por edhe shëron plagët dhe ndihmon në  shërim të shpejt. Le ta kenë parasysh edhe ata që kanë problem me arteriosklerozë apo ata që kanë pasur infarkt. Kefiri edhe për ata mund të jetë shumë i dobishëm. Bëni një miks të kefiri dhe lëngut të rrepës së kuqe për të fituar një pije ekstra të shëndetshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...