Përse duhet të hani shalqi?

spot_imgspot_img

Edhepse ende nuk ka filluar sezoni “i vërtetë”, shalqinin mund ta gjeni nëpër markete të ndryshme, treg të gjelbërm nëpër kamionë rreth rrugës… Përveç që është një freskim i vërtetë veror, shalqini është burim shumë i mirë i vitaminave dhe shëndetit.

Shalqini është i pasur me likopen, antioksidansin i cili i jep atij ngjyrën e kuqe specifike, dhe zvogëlon rrezikun e krijimit të kancerit në prostatë.

Ai në të njejtën kohë mbron edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit të qafës së mitrës dhe vezorëve, kurse llogaritet që përmirëson plleshmërinë.

Përveç që përmban sasi të madhe të vitaminës A, B dhe C, shalqini është i pasur me ujë (rreth 92%) dhe ndihmon në rregullimin e masës trupore sepse nuk përmban shumë kalori.

Saktësisht, 100 gr shalqi përmban 10 përqind sheqer, 90 përqind ujë, 20 miligram betakaroten, 0.5 miligram hekur, shtatë miligram kalcium, 10 miligram fosfor dhe rreth 20 kalori.

Nëse doni që nga shalqini të nxjerrni sa më shumë dobi shëndetësore, mos e ruani atë në frigorifer. Edhepse është më i përshtatshëm nëse është i ftohtë, ai në këtë mënyrë do të humb deri në 40 përqind të likopenit. Më së miri është që të ruhet në temperaturë dhome. Mirëpo, nëse e keni prerë dhe hapur, atëherë mbajeni në frigorifer.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.