Përse dridhemi në gjumë (spazma) dhe si ta pengojmë atë

spot_imgspot_img

Ndonjëherë zgjoheni në mes të natës për shkak të dridhjeve të duarve, këmbëve apo të gjithë trupit ose ju zgjon dikush tjetër? Spazmat në gjumë janë të lidhura me nervat, gjegjësisht me ngacmimet nervore, por kjo nuk do të thotë se paralajmërojnë ndonjë sëmundje.

Bëhet fjalë për reagim fiziologjik dhe zakonisht ndodh kur muskujt çlodhen, menjëherë në fillim të gjumit. Këto spazma janë më të shpeshta dhe më të forta kur jeni më i lodhur, më i stresuar, i tensionuar apo i shqetësuar.

Këto reagime nervore të muskujve janë të lidhura edhe me ëndrrat. Nëse ëndërroni çfarëdo veprimtarie, lëvizje, mundësia është më e madhe që të dridhen edhe disa pjesë të trupit. Kjo është fuqia e nënndërgjegjes e cila qëndron zgjuar edhe kur ne flejmë. E njëjta gjë ndodhë edhe kur ju dhembin pjesë të trupit – spazmat në këtë rast janë reagimi i trupit tuaj ndaj dhimbjes dhe kështu do të zvogëloni bezdinë.

Spazmat në gjumë ndoshta as nuk do të ju zgjojnë nga gjumi, por nëse nuk fleni vetëm, mund të zgjoni partneren tuaj apo partnerin. Për të përballuar spazmat, mjekët këshillojnë disa gjëra:

  1. Shmangni situatat stresuese, sepse janë armik i madh i shëndetit.
  2. Para se të flini pini çaj bliri apo përzierje të ngjashme bimore ashtuqë trupi të relaksohet para se të shtriheni.
  3. Një dush i ngrohtë para se të fleni ndihmon në çlodhje të trupit.
  4. Mundohuni të shtriheni në kohë dhe të fleni tetë orë në ditë.

Nëse spazmat janë të shpeshta dhe ju shqetësojnë, duhet të konsultoheni me mjekun, por është fakt se sëmundje të njohura të sistemit nervor rrallë lexohen në këtë mënyrë.
/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një rutinë pas-shkollore të thjeshtë, të qëndrueshme dhe të përshtatur me familjen, që balancon detyrat, lojën, ushqimin dhe pushimin.

Paragjella: Planifikimi i vakteve familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për të planifikuar vakte javore familjare, me hapa të qartë, ruajtje të sigurt dhe përfshirje të gjithë shtëpisë.

Shenjat kur mushkëritë kanë probleme – Këshilla

Si t’i njohësh shenjat që tregojnë probleme me mushkëritë dhe kur të kërkosh ndihmë mjekësore, plus hapa të thjeshtë për frymëmarrje më të shëndetshme.