2.8 C
Priština
More

    Përfitimet shëndetësore nga soja

    spot_imgspot_img

    Soja është një fasule e vogël shumë e përdorur në Lindje, sidomos në Japoni në forma të ndryshme. Në vendet perëndimore përdoret më shumë vaji, sythet dhe qumështi i sojës.

    Ajo është një burim fantastik i proteinave dhe përdoret si alternativë vegjetariane dhe laktoze për shumë ushqime.

    Me origjinë nga kontinenti aziatik, sot ajo është një nga legumet më të kultivuara në botë.

    Ashtu si shumë legume të tjera, soja gjendet në disa ngjyra, të verdhë, kafe ose të zezë. Ato janë shumë të lehta për t’u gatuar dhe përpunohen më një llojshmëri produktesh.

    Kokrrat e sojës, të njohura ndryshe si fasulet edamame, konsumohen dhe si produkt alternativ ndaj mishit.

    Shërbejnë si bazë për prodhimin e qumështit të sojës, tofu, miso, tempeh dhe proteina të sojës.

    Origjina

    Bima e parë e sojës është kultivuar në Kinë, ku vazhdon kultivohet prej më shumë se 13000 vitesh.

    Kinezët e trajtojnë atë si një produkt esencial dhe shumë të rëndësishëm në ushqyerjen e tyre.

    Ajo nisi të përdorej në vendet e tjera aziatike gjatë shekullit të XX-të, dhe më së shumti si ushqim për kafshët në vendet perëndimore.

    Sot, soja është legumi më i kultivuar dhe i përdorur në kuzhinë në të gjithë botën.

    Që prej vitit 1970-të, tregu ka nisur shpërndarjen dhe konsumin në masë të produkteve me bazë sojën.

    Vlerat ushqyese

    Përfitimet kryesore të sojës janë përmbajtja e lartë e proteinave, vitaminave, mineraleve dhe fibrave të patretshme.

    Soja ndihmon në reduktimin e kolesterolit, është bishtajorja me sasinë më të madhe të proteinave dhe është pothuajse plotësisht i lirë nga yndyrnat e ngopura, prandaj është i mirë në luftën kundër kolesterolit.

    Efektet negative janë të lidhura kryesisht me konsumin e tepruar të tij, në veçanti mund të ndërhyjnë në ekuilibrin hormonal të fizikut dhe me funksionimin e tiroideve. Soja nuk duhet të përdoret si zëvendësues i një ushqimi dhe duhet të shoqërohet gjithmonë me peshk, perime, vezë e mish.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...