14.7 C
Priština
More

    Përdorimet e reja të kosit që nuk i keni ditur

    spot_imgspot_img

    Më poshtë janë 7 mënyra që tregojnë se ç’mund të bëjë kosi përtej tavolinës.

    Ndërsa të gjithë i njohin vlerat ushqimore të kosit, jo të gjithë i dinë vlerat e tij në fushën e kozmetikës.

    Përveç se ta hash, mëso më parë çfarë mrekullish mund të bëjë kosi në lëkurën e trupit dhe në flokë, transmeton lajmi.net.

    Më poshtë janë 7 mënyra që tregojnë se ç’mund të bëjë kosi përtej tavolinës.

    Hidratues për flokët

    Kosi bën të mundur që flokët natyralë të shkëlqejnë, por edhe të jenë gjithmonë të butë. Ekspertët thonë gjithashtu se kosi mund të pastrojë deri në thellësi edhe skalpin dhe të ndihmojë në të njëjtën kohë edhe në luftën kundër rënies. Vetëm kosin natyral përdore çdo javë si balsam pasi t’i kesh larë flokët, mbaje për disa minuta dhe pastaj shpëlaje normalisht.

    Për dhëmbë të bardhë

    Vendos pak kos në dhëmbë çdo ditë dhe mbaje për disa minuta. Pas pak javësh, do të vëresh diferencën në bardhësinë e dhëmbëve.

    Një scrub për trupin

    Përzje kosin me pak tërshërë ose sheqer dhe bëj një scrub natyral.

    Për djegiet nga dielli

    Kosi natyral është mjaft i pasur me zink, i cili ndihmon në kurimin e shpejtë të djegieve të diellit. Vetëm kos natyral, pa asnjë përzierje tjetër në të gjithë pjesën e djegur të lëkurës dhe jo vetëm që do të ulë temperaturën dhe do të sigurojë freski brenda 20 minutave, por edhe do të ndihmojë që djegia të shërohet shumë shpejt.

    Maskë për fytyrën

    Kosi është një ushqyes mjaft i mirë për çdo lloj lëkure. Maskat me kos, të paktën për 10 minuta, janë ndër më të këshilluarat në botën e kozmetikës. Me çdo lloj përzierje, kosi është është një hidratues i shkëlqyer. Përzieje me mjaltë, me vezë, me portokall etj. dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.

    Scrub për këmbët

    Përzje një gjysmë filxhani arra të grira (ose edhe drithëra të tjera gruri apo sheqer) me gati një filxhan kos. Përzieje masën dhe përdore për lëkurën e këmbëve. Do të jetë një pastrim shumë i mirë, por edhe do ta ushqejë shumë lëkurën (yndyra natyrale e arrave është është një zbutës shumë i mirë.)

    Duar të buta

    Dimri është stina gjatë së cilës lëkura e duarve bëhet e ashpër dhe shpeshherë krijon edhe çarje. Shto një lugë gjelle mjaltë në një gjysmë filxhani me kos dhe me këtë masë lyej duart. Mjalti është një ushqyes natyral shumë i mirë, kështu që do të të ndihmojë që lëkurës t’i kthehet lagështira. Përzierja me kos i jep më shumë butësi lëkurës dhe e mban atë gjithmonë të hidratuar.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...