Patate të mbushura

spot_imgspot_img

Patatea është një produkt ushqimor i cili është i pasur me vitaminë C, niacin, Vitaminë B6, acid Pantothenic, Thiamine, folate, kalium magnez, fosfor, hekur, mangan dhe kalcium. Ushqimet nga patatet janë bërë pjesë përbërëse e ushqimit tonë të përditshëm për shumë arsye: patatet janë të lehtë për t’u rritur, ka një fitim të lartë, çmime të arsyeshme, si dhe mund të përgatitet në mënyra të ndryshme. Më poshtë e kemi paraqitur një recetë interesante për patate të mbushura.

 Përbërësit:

  • 1kg patate
  • 2 domate
  • 1 spec e kuqe
  • 1 spec jeshil
  • 50 gram proshutë
  • 100 gram djath të freskët
  • 100 gram mozzarela
  • Majdanoz
  • Gjysmë qepe të kuqe

Përgatitja:

Lani mirë patatet dhe i zieni në ujë të kripur për 30 minuta. Lereni që të ftohen dhe me lugë e gërmoni duke bërë vendin për mbushje. Mbushja përgatitet ashtu që në vaj të nxehtë e vëni qepën e kuqe të copëtuar imët, dhe pas pak minutash, shtoni specat e copëtuar imët (të kuqen dhe të gjelbër), proshutën, kripën, piperin dhe majdanozin. Lërini pak minuta për tu ngrohur duke e përzier pa ndërprerë. Kur mbushja të ftohet shtoni djathë, domate të prera imët në feta, të gjitha këto i përzieni me kujdes dhe i mbushni patatet. Rrënditëni në një enë dhe futeni në furrë të ngrohtë në 180°C për rreth 20 minuta.

Kënaquni shëndetshëm!

Foto: kuzhinashqiptare.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.