4.4 C
Priština
More

    Paragjykimi gjinor te librat për fëmijë

    spot_imgspot_img

    Një rosë hajdute te libri Peppa Pig është e vetmja femër në 100 librat më të shitur të vitit 2017 që mishërohet te një personazh femëror. Personazhet e tjerë me karakter monster apo përbindësh ishin të gjithë të gjinisë mashkullore.

    Një studim i Observer tregon se personazhet femra në librat për fëmijë janë më së shumti personazhe pozitive, gjithashtu po i njëjti studim zbulon se personazhet mashkullorë janë dy herë më shumë se femrat dhe në përgjithësi ata marrin role udhëheqëse, pra janë protagonistë në libër. Observer me këtë studim zbulon seksizmi prezantohet krejt natyrshëm në librat dedikuar fëmijëve.
    Analiza është bërë bazuar mbi 100 librat më të shitur për vitin 2017 të letërsisë për fëmijë. Studimi tregoi se letërsia për fëmijë dominohet në 50% të rasteve nga personazhet meshkuj, ndërsa personazhet femra mungojnë në 1 në 5 librat e listës së 100 librave më të shitur të letërsisë për femijë gjatë vitit 2017-të.
    Lista e librave më të shitur të 2017-ës përfshin tituj të njohur si: “The Gruffalo”, “Guess How Much I Love You”, “Dear Zoo” (ku të gjitha kafshëve u referohen me emra të gjinisë mashkulore). Por kjo qasje ndaj gjinisë është po aq e pranishme edhe në bestseller-at më të fundit të botuar në 2017 si: “You Can’t Take An Elephant on the Bus”, ” The Lion Inside”, “Supertato” etj etj.

    Statistika:
    Personazhe kryesore: 50% më shumë janë meshkuj. Femrat janë personazhe mbështetëse.
    Personazhet negative (monstra, përbindësha etj): Në të gjitha rasteve ishin meshkuj, vetëm në një libër “Pepa Pigs dhe çizmet e saj të arta” portretizohej një fëmër hajdute; një rosë që vjedh çizmet e arta të Pepa Pig dhe i çon në hënë.

    Personazhet që flasin më shumë në libër: Gjatë leximit të librave gjithashtu u vu re se personazhet që flisnin më shumë në libër ishin meshkuj sesa femra. Pothuajse gjysma e rrëfimit në libër vihej në gojën e personazheve meshkuj. Mesatarisht ishin tre karaktere meshkuj në çdo histori për çdo dy femra. Ndonjëherë ky raport mund të ishte shumë më i lartë; p.sh te libri “Mr Men in London” ka 13 karaktere meshkuj dhe vetëm dy femra. Ky libër është botuar për herë të parë në 2015-ën.

    Seksizmi mes personazheve human-kafshë: Hulumtimi tregon se vetëm 40% e karaktereve janë human, pjesa tjetër janë kafshë, perime, skelete etj. Ndër këto krijesa paragjykimet janë edhe më të theksuara. Sa herë që autori zbulon seksin e një krijese (jo humane) në 73% të rasteve është gjinia meshkullore. Për më tepër meshkujt mishërohen në mënyrë tipike (tek personazhet jo humane); si kafshë të fuqishme, të egra, dhe potencialisht të rrezikshëm si p.sh dragonj, arinj dhe tirga, ndërsa gjinia femërore shfaqet tek krijesat e vogla si zogjtë, macet apo insektet.

    Steriotipet: Personazhi nënë është dy herë më shumë e pranishme se personazhi baba. Nënat shfaqen dhe vetëm si personazhe pa një bashkëshort në krah por në asnjë rast baballarët nuk shfaqeshin vetëm pa bashkëshortet në krah.

    Personazhet femra përgjithësisht vendoseshin në role që kanë të bëjën me kujdesin ndaj tjetrit, si p.sh. një gura që gatuan, mjekon plagën apo mësuese etj.

    Thanë rreth studimit:
    “Kërkimi nuk më habit” tha laureati i letërsisë për fëmijë Lauren Child autor dhe ilustrues i librave Charlie dhe Lola. “Ne e shohim këtë raport edhe në filma dhe televizion. Pse letërsia duhet të bëjë përjashtim. Nëse djemtë kanë role kryesore ne libra (si role negative ashtu dhe pozitive) dhe vajzat janë thjesht personazhe mbështetëse, konfirmon sesi bota është dhe si duhet të jetë. Ndaj është shumë e vështirë të ndihesh i barabartë kur shoqëria na sheh kështu”- tha ai.

    Deirdre McDermott, botuese e librave të librave në Walker Books, u shpreh se në fakt shumë prej librave të botuara këto 5 vitet e fundit paraqesin dhe karaktere të forta femërore por fatkeqësisht ato nuk hyjnë në listën e best seller-ave. Me sa duket nuk pëlqehen nga prindërit të cilët blejnë për fëmijët e tyre ato libra që kanë lexuar dhe në fëmijërinë e tyre.

    Megjithatë, studimi i Observer tregon se edhe bestsellerët modern nuk janë të përjashtuar nga stereotipet. Autorët dhe ilustruesit kanë vazhduar të përjashtojnë të gjitha karakteret femra gati 20% nga bestsellerët e botuar gjatë pesë viteve të fundit.

    Nick Sharratt, autorja më e mirë e fëmijëve dhe ilustruese e librit si “Shark In The Park” u shpreh se: “Autorët dhe ilustruesit kanë mundësi fantastike për të prishur stereotipat. Ne duhet t’i trajtojmë dhe diskutojmë këto çështje”

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...