Studim “Këto janë ndryshime drastike që pëson truri i gruas gjatë shtatzënisë”

spot_imgspot_img

Gjatë shtatzanisë gratë pësojnë ndryshime drastike në shumë aspekte. Niveli i hormoneve dhe përmasat e barkut fillojnë të rriten, por ndryshimi me i madh që ndodh nuk mund të shihet me sy. Por falë një studimi të ri është bërë i mundur vëzhgimi i këtyre ndryshimeve. 

Studimi i publikuar në gazetën “Nature Neuroscience” më në fund ka hedhur dritë rreth ndryshimeve drastike që pëson truri i grave gjatë shtatzanisë. Studimi zbuloi se truri bëhet më i vogël por në të njëjtën kohë edhe më efiçent. Këto ndryshime e përgatisin nënën për detyrën e rëndësishme që e pret. Studiuesit nga Spanja dhe Holanda janë të parët që kanë përdorur skanerat për të matur ndryshimet e strukturës së trurit gjatë shtatzanisë. Edhe pse studiuesit e kanë ditur dhe më parë që truri i gruas pëson ndryshime, por asnjëherë nuk e kanë vlerësuar se çfarë ndryshimesh ndodhin saktësisht. Nga analizimi i të dhënave të dala nga skaneri u vu re një reduktim i materies gri në tru. Materia gri është pjesa e trurit përgjegjëse për disa funskione të ndryshme. Pjesa më e madhe e materies gri humbte nga lobi temporal i trurit që është përgjegjës për një sërë detyrash, ndër to është dhe ndërveprimi social i cili na ndihmon të kuptojmë ndjenjat e njerëzve dhe sinjalet joverbale. Këto aftësi na japin mundësinë të krijojmë lidhje, marrëdhënie me persona të tjerë. Humbja e materies gri në këto zona dukej shqetësuese por në të vërtetë nuk rezultoi ashtu. Studiuesit zbuluan se gratë që kishin një humbje më të madhe të materies gri në këto zona, kishin një lidhje më të fortë me bebet e tyre. Gjithashtu këto gra kishin më pak ndjenja negative për bebet e tyre.

Pra ndërkohë që truri zvogëlohet ai bëhet më i fuqishëm.Për nënat e reja kjo do të thotë se ato do të bëjnë një punë më të mirë gjatë prindërimit, duke arritur të kuptojnë më mirë kërkesat e bebit të tyre dhe duke u bërë më të kujdesshme në dallimin e rreziqeve, pra duke mundësuar mbrojtjen e duhur për bebin dhe veten e tyre.

 

Burimi ”Përnënat”

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Çorbë e fshatit: supë e lehtë familjare me kungull dhe patate për drekë

Një supë e ngrohtë dhe e lehtë me kungull dhe patate, e përshtatshme për drekë familjare: recetë e thjeshtë, këshilla ushqyese dhe rregulla të sigurisë ushqimore për përgatitje dhe ruajtje.

Shëndeti i grave: si të njihni sinjalet e zakonshme dhe kur të kërkoni ndihmë mjekësore

Njihni shenjat e reja ose të zgjatura të trupit dhe veproni herët: parandalimi, vaksinat, aktiviteti fizik dhe bashkëpunimi me profesionistët janë hapa të rëndësishëm për shëndetin e grave.

Dita e shenjave: horoskop argëtues për 12 shenjat më 29 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Një udhëtim i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 29 gusht 2026: parashikime të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që të ndihmojnë të fillosh ditën me buzëqeshje.

Një ditë jashtë: propozime familjare për një ekskursion njëditor brenda Kosovës

Udhëzues praktik për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, siguri, dokumente dhe ide të thjeshta për t’u përfshirë me fëmijët, së bashku me këshilla për udhëtarët nga Zvicra.