“Pa Gajle” vjen nga Fifi dhe Young Zerka

Vera, si gjithmonë, pos temperaturave të larta, sjellë edhe shumë projekte e këngë të reja të artistëve shqiptarë.

Ndër të fundit që erdhën me këngë të re janë Filloreta Raçi (Fifi) dhe Young Zerka, të cilët kanë bashkuar fuqitë për të sjellë diçka të veçantë.

Përmes një postimi në Instagram, dyshja ka publikuar sekuenca të shkurta nga dueti i tyre, i cili titullohet “Pa Galje”.

Muzikën e projektit me të ri të Fifit dhe Zerkës, e ka bërë Cekic Beatz, ndërsa teksti është shkruar nga vetë artistët.

Duke përshkruar një histori dashurie, dyshja është parë me plot stil në klip, e krejt kjo falë Imagine Films.

Projekti muzikor tashmë gjendet në pothuajse të gjitha platformat digjitale, ndërsa ka arritur menjëherë jo pak pelqime në to.