6.3 C
Priština
More

    Organi ynë më i madh LËKURA, një barrierë apo një sfungjer?

    spot_imgspot_img

    E keni vënë re? Ne vazhdojmë të përdorim produkte kozmetike, produkte që premtojnë rezultate për një lëkurë të lëmuar, pa rrudha, pa akne..

    Por sa më shumë që ne i përdorim këto produkte, aq më pak rezultate shikojmë. Ka dhe diçka tjetër që, gjatë përdorimit të këtyre produkteve është “harxhuar” gjithashtu dhe shëndeti ynë. Është e vërtetë! 

    Organi ynë më i madh LËKURA, një barrierë apo një sfungjer?

    Lëkura konsiderohet një organ në trupin e njeriut, ashtu sikurse veshkat, mëlçia dhe organe të tjera vitale.Përgjithesisht, ne kemi një koncept të gabuar rreth organit më të madh të trupit tonë lidhur me funksionin thelbësor që ai luan. Shumë nga ne mendojnë që funksioni i lëkurës është ai i “një barriere, një pengese apo kufiri… lëkura pengon toksina, helmet, që të mos futen në brendësi të trupit, lëkura na mbron në dimër nga efektet e të ftohtit, na mbron në verë nga rrezet e dëmshme ultra-vjollcë.” Ky është një koncept i gabuar që ne duhet ta korrigjojmë.

     Lëkura vepron më shumë si një sfungjer, duke thithur çdo gjë me të cilën ajo është në kontakt.

    Nëse ti vendos mbi lëkurë produkte të dëmshme, çfarë ndodh? Të gjithë përbërësit që gjenden në produkt thithen direkt nga lëkura dhe sistemi ynë. Bukuria duket nga kujdesi që kemi ndaj lëkurës, por produktet që ne përdorim për t’u dukur të bukura, përthithen nga lëkura dhe mund të shkaktojnë probleme serioze për trupin, duke depërtuar në thellësi të lëkurës.Një lëkurë e shëndetshme është shumë e rëndësishme, por akoma shumë prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje produkteve kozmetike për pastrimin dhe mirëmbajtjen e saj. Sigurisht që nuk ka asgjë të gabuar që të përpiqemi të dukemi tërheqëse, por çfarë çmimi, ne si shoqëri, jemi të gatshëm të paguajmë për bukurinë dhe rininë? Ashtu siç e keni kuptuar, çmimi i gjithë kësaj është shëndeti ynë…

    Nga: Anila Mirdita – BioNatural Shop

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...