14.7 C
Priština
More

    Bazat e masazhimit – mësoni si të masazhoni shpinën

    spot_imgspot_img

    Sigurisht se nuk mundeni brenda natës të bëheni masazher profesionist, por mund t’i mësoni masazhimet themelore dhe t’i ndihmoni shokut dhe partnerit në dhimbje.

    Masazhimi i shpindës kohë pas kohe është i mirë për të gjithë, veçanërisht kur shumica prej nesh jemi të fokusuar me punë në kompjuter. Me masazhim mund t’i zvogëloni dhimbjet, relaksoni muskujt, largoni anksiozitetin dhe stresin.

    Po ju ofrojmë këshillat themelore për përgatitjen, udhëzimet për masazhim dhe një video me sqarime.

    Përgatitja

    Edhepse do të ishte më ideale të keni tavolinë të vërtetë për masazhim mund ta bëni edhe në dysheme, krevat, divan, si dhe tavolinë të kuzhinës. Natyrisht, çdonjëri nga këto opcione ka dhe mangësitë e veta, por mund të ambientoheni.

    Nëse masazhimin e bëni në dysheme patjetër vendosni ndonjë shtrojë të butë – kjo nevojitet edhe në opcionet tjera. Mbi shtrojë vendosni një peshkir në rast se pikon vaji apo krema.

    Jastëkun e vendosni në vendin ku i bie gjoksi i personit që do të masazhohet, i cili natyrisht do të shtrihet barkas.

    Dhoma ku bëni masazhin duhet të jetë e ngrohtë, sepse nëse temperatura nuk është e përshtatshme personi do të shtrëngohet, ashtuqë vështirësohet masazhimi. Vendosni edhe ndonjë muzikë relaksuese – moderne, ambientale, të qetë, klasike ose vetëm zëra relaksues natyral.

    Dritat duhet të jenë të zbehta (errësuara), si dhe mund të ndezni qirinj aromatik. Qëllimi është relaksimi i plotë i mëndjes dhe trupit.

    Personi të cilin duhet ta masazhoni duhet të zhvishet plotësisht në pjesën e sipërme të trupit. Para masazhimit mund të mbulohet vetëm me peshkir.

    Kur “klienti” i juaj shtrihet barkas vendosni jastëkun në pjesën e përparme të gjoksit, një peshkir të mbështjellur i vendosni nën ballin e kokës (që të mund qafën ta mbajë drejt). Mbështillni edhe një peshkir, të cilin ja vendosni nën këmbë, tek thembrrat. Nëse personi mbanë pantallona e mbuloni me peshkir dhe skajet e tij i futni në pantallona.

    Masazhimi

    Duart nuk guxojnë të jenë të ftohta dhe gjithnjë e paralajmëroni kur filloni me masazh. Më së miri bëni relaksimin e personit nëse parasegjithash e përshkoni mbi shpindë me një brushë të butë për trup. Kjo do të ishte një lloj ‘ngrohje’ para masazhimit – e nxitni qarkullimin.

    Merrni pak vaj në duar, i fërkoni, ngrohni. Vajin shpërndani nëpër shpindën e “pacientit” me lëvizje të gjata dhe të lehta – mos i harroni shpatullat dhe qafën. Mos shtoni menjëherë shumë vaj, gjithnjë mund ta shtoni edhe më vonë.

    Më parë bëni rrathë me shuplaka. Vendosni njërën shuplakë në pjesën e poshtme të shpindës, dhe dorën tjetër mbi të. Duart i shtrieni, shtrëngoni, bëni një presion të vogël mbi shpindë dhe i lëvizni drejt qafës duke bërë lëvizje rrethore. Filloni nga njëra anë e shtyllës kurrizore, pastaj kaloni te tjetra. Përsëriteni këtë 2-3 herë.

    Kujdes mos bëni presion nga shpatullat, por nga gjoksi, që të mos lodheni shpejtë. Qëllimi i masazhimit është të bëni qarkullimin e caktuar të energjisë, që në një mënyrë e masazhoni edhe vehten tuaj.

    Duhet t’i nxisni edhe muskujt e pacientit tuaj. Për këtë pjesë masazhimi ju duhet pakë kohë stërvitje. Duart vendosni në formë të shkronjës ‘L’ pa gishtin e madh, gjegjësisht formoni të ashtuquajturën kapëse e gaforres.

    Shuplakën e vendosni vertikalisht (jo të shtrirë) dhe e lëvizni dorën në drejtim të gishtave të mëdhenj duke bërë presion mbi shpindë. Në fund të lëvizjes, filloni nga fundi i shpindës kah qafa, bashkoni gishtin e madh me gishtin tregues duke kapur pjesë të vogla të lëkurës së “pacientit”, duke e shtyrë butësisht muskulin.

    I ndrroni duart dhe përsëritni veprimin. Dorën mundë ta vendosni edhe ashtu që me pjesë të shuplakës, me katër gishta ta përshkoni njërën anë të boshtit kurrizorë kah qafa, kurse gishti i madh është i vendosur anash – me të “udhëtoni” deri te nënsqetullat.

    Bashkoni duart në shuplaka dhe me butësi shtypni pjesë të caktuara të shpindës, duke shmangur pjesën e poshtme dhe boshtin kurrizor. Mos harroni veçanërisht t’i trajtoni edhe supet (shpatullat).

    Qëndroni mbi kokë të “pacientit” dhe trajtoni butësisht shpatullat me lëvizje rrethore me ndihmën e shuplakës duke bërë shtypje të lehtë edhe me gishtin e madh.

    Këshilla

    Keni parasysh se të gjithë jemi të ndryshëm dhe reagojmë ndryshe ndaj presionit të caktuar. Për këtë qëndroni në kontakt me personin që e masazhoni, pyeteni nëse është i kënaqur, a po e shtypni fort…

    Përkujtojeni personin që qetë të marrë frymë, e veçanërisht që ndërkohë të thithë ajër thellë në stomak dhe ta nxjerrë atë me ngadalë.

    Pas masazhimit këshilloni personin që të ngrihet me ngadalë, pa lëvizje të shpejta. Mbështilleni me peshkir “pacientin” dhe lëreni të vishet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...