13.1 C
Priština
More

    Çka ndikon në ëndrrat e juaja?

    spot_imgspot_img

    Me siguri që së paktu një herë në jetën tuaj ka ndodhur që ju të keni ëndërruar se po cingërron telefononi dhe papritmas jeni zgjuar nga gjumi dhe ai në fakt me të vërtetë ka cingërruar.

    Kur bëni gjumë, truri juaj bën gjithçka që ka në fuqinë e tij që të qëndroni në gjumë. Pa marrë parasysh se tingëllon si çmenduri, truri të të gjithë stimujt e jashtëm, siç janë aroma, tingulli, kontakti (prekja), por edhe vështirësitë dhe stimujt e tjerë që trupi apo psiqika (shpirti) juaj i ndjenë, më parë përpiqet ti përfshijë në ëndërr, apo në veprimet e tij, e cila është me të vërtetë një fakt shumë fascinant, kur të mendoni pak më thellë. Por, për këtë arsye ne duhet të pyesim se çfarë ndikon në ëndrrat tona të bukura apo të shëmtuara?

    Aromat

    Në hulumtimin e bërë në Gjermani në vitin 2008 janë përdorur aroma të këndshme dhe të pakëndshme tek personat duke fjetur dhe kanë hyrë në fazën REM (Rapid eye movement), gjegjësishtë në fazën kur ëndërrohet. Janë shpërndarë dy lloje të aromave – të trëndafilit dhe vezëve të prishura. Kur personat janë zgjuar, janë pyetur se çka kanë ëndërruar. Është ardhur në përfundim se personat që kanë thithë aromën e trëndafilit kanë parë ëndrra pozitive, kurse personat që kanë thithë aromën e vezëve të prishura kanë parë ëndrra negative.

    Ekspertët shpjegojnë se kur në ëndërr ndjejmë aroma të këndshme të luleve, çokollatës apo parfumit, ajo nxit emocione të mira dhe anasjelltas. Ashtuqë këtë lidhje e shpjegojnë me lidhjen në sistemin limbik të trurit që, ndër të tjera, është përgjegjës edhe për marrjen e informacionit në lidhje me aromën, por edhe emocionet.

    Tingujt

    Me siguri që së paktu një herë në jetën tuaj ka ndodhur që ju të keni ëndërruar se po cingërron telefononi dhe papritmas jeni zgjuar nga gjumi dhe ai në fakt me të vërtetë ka cingërruar. Kjo nuk ka qenë një rastësi e thjeshtë, por aftësia e trurit tuaj që stimujt e jashtëm ti inkorporojë në ëndrrën tuaj, dhe të përpiqet të ju mbajë në gjumë.

    Gjithashtu edhe disa lloje të këngëve mund të ndikojnë në drejtimin e ëndrrave, dhe madje, kohë pas kohe, nuk është keq të bëni gjumë duke luajtur qetë muzika e juaj e preferuar, por nuk është mirë të krijoni një zakon (ves) të tillë, sepse pengon cilësinë e gjumit, e cila është e nevojshme që trupi dhe truri juaj të pushojnë. Sa i përket tingujve, shkencëtarët rekomandojnë ndëgjimin e „zhurmës së bardhë“ për të fjetur, sepse ai dominon tingujt e tjerë, ashtuqë duhet të përmirësojë gjumin.

    Gjendja juaj mendore

    Sigurisht, gjendja juaj mendore, gjithashtu edhe të gjitha ngjarjet e ditës, stresi dhe kështu me radhë, vërtetë kanë ndikim në ëndrrat. Për shembull, shenjë depresioni mundë të janë ëndrrat që janë të zeza apo të bardha ose të gjitha ngjyrat e zbutura apo që tërheqin në gri. Por nga ana tjetër, depresioni pengon kujtimin e ëndrrave, ashtuqë ndikimi i ngjyrave në ëndrra duhet të merret me rezervë. Ëndrrat janë shumë shpesh të lidhura me emocionet në jetën reale.

     Ushqimi dhe pijet

    Gjithçka që mundë të ju shkaktojë probleme me tretjen, nga ushqimi me erëza dhe yndyrë, vakte tepër të vonuara dhe në masë të madhe, pijeve me kofeinë, sëmundjeve të ndryshme të tretjes, mundë të ndikojë në ëndrrat tuaja. Nuk duhet të janë domosdoshmërisht makthe, por me siguri mund të ndikojë në ëndrrat, dhe shpesh mundë të janë shumë të pakëndshme, rraskapitëse dhe munduese.

    Në mënyrë që të keni gjumë sa më të qetë, duke përfshirë edhe ëndrrat, hani të paktën dy orë para gjumit ushqime të lehta, duke shmangur kofeinën dhe alkoolin. Nga ana tjetër, nuk është mirë të shkohet në shtrat me stomak bosh sepse zvogëlimi i sheqerit në gjak gjatë gjumit mund të ju zgjojë. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit anoreksik gjithmonë ëndërrojnë për ushqim.

    Në qoftë se ndjeni uri para se të flini, pini një gotë qumësht të ngrohtë ose hani një banane. Kjo, jo vetëm që do të ju ngopë, por është edhe e shëndetshme, nuk do të ju shëndoshë (trashë), dhe ëndrrat tuaja do të jenë më të lehta dhe më të bukura.

    Pozicioni i fjetjes

    Studimet e fundit në Hong Kong kanë çuar në përfundimin se fjetja në stomak rrit gjasat e ëndrrave seksuale ose ëndrrave sikur ndokush është duke ju mbytur (ngulfatë) apo ndjekur. Por, edhe për këtë ka shpjegim. Për shembull, kur meshkujt flenë në bark, penisi i tyre shumë më lehtë stimulohet. Në këtë pozicion, shtypen mushkëritë dhe është shumë më vështirë të merret frymë, e cila mund të interpretohet në ëndërr si mbytje. Sa për ndjekjen, fakti është se në këtë pozicion, keni më së paku mundësi lëvizjeje, e cila mund të çojë në ndjenjat e mungesës së mobilitetit, apo frika se ndokush po ju përcjellë dhe ndjekë, dhe ju nuk mund t’i shpëtoni.

    Gjithashtu, shkencëtarët sugjerojnë se nëse doni ti mbani mend ëndrrat tuaja, ju duhet të qëndroni në të njëjtin pozicion si kur jeni zgjuar. Por nëse zgjoheni dhe duhet të përdorni banjon, por dëshironi të vazhdoni të njëjtën ëndërr, shtrihuni në të njëjtin pozicion në të cilin edhe jeni zgjuar. Atëherë janë mundësitë më të mëdha që do të ju realizohet dëshira.

    Drogat, medikamentet dhe vitaminat

    Nëse jeni duke përdorur droga të paligjshme apo medikamente dhe vitamina të përshkruara nga mjeku, shumë prej tyre ndikojnë në gjumë, duke përfshirë edhe ëndrrat. Për shembull, antidepresivët mundë ti bëjnë ëndrrat më reale se që duken dhe për fat të keq, shumica e tyre janë makthe. Por, nuk janë të vetmet medikamente.

    Është interesante të përmendet se vitamina B6 ndikon që më lehtë ti kujtoni ëndrrat. Kjo nuk duhet të ju habitë sepse vitamina B6 është një nga faktorët që trupit i shërben për shëndrrimin e aminoacideve në neurotransmetues, të cilët ndikojnë në gjumë. Duhet të kemi parasysh se jo çdo person reagon në mënyrë të njejtë ndaj medikamenteve të njejta, ashtuqë kurrë nuk dihet se çfarë mund të prisni.

    Largimi nga vesi

    Pse duhanpirësit të cilët tentojnë të lënë duhanin ëndërrojnë cigaret? Ose pse personat në dietë ëndërrojnë çokollatat dhe tortat? Shumë thjeshtë, sepse ato janë objekt i dëshirës që nuk mund të përmbushet në jetën e vërtetë, e cila manifestohet në ëndrra. Por, për shembull, duhanpirësit, edhe për vite, madje edhe dekada pasi kanë lënë duhanin, kohë pas kohe, kanë ëndrra për cigaret. Në të vërtetë, madje 63 për qind e njerëzve që kanë lënë duhanin një vit më parë, ëndërrojnë pirjen e duhanit.

    Televizori bardhë e zi dhe filmat horror

    Nëse jeni rritur me TV bardhë e zi, është shumë e mundshme që edhe në ditët e sotme të ëndrroni – në bardhë e zi. Në të vërtetë, shkencëtarët pohojnë se më të ndjeshëm kanë qenë fëmijët e moshës prej tri deri në dhjetë vjet që kanë parë televizor bardhë e zi. Ndërsa, ëndrrat bardhë e zi mundë të janë të çuditshme, me probleme të mëdha me makthe, sidomos tek fëmijët, por edhe tek disa të rritur, që mundë ti shkaktojnë filmat horror ose të ndonjë zhanri të ngjashëm. Sigurisht, ka edhe media tjera të tilla si libra, video – lojra, dhe tek fëmijët e vegjël madje edhe filmat e animuar.

    Shtatëzania dhe pas lindjes

    Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna, por edhe gratë pas lindjes, kanë ëndrra shumë të gjalla. Arsyet mund të gjenden në ndryshimet hormonale, emocionet, mungesa e gjumit. Por, ndonjëherë edhe këto ëndrra mund të ndihmojnë në këtë tranzicion jo të vogël që do të ndodhë ose ka ndodhur në jetën e një gruaje. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...