Një letër dashurie për burrin tim

I dashuri burri im, vetëm para 11 javëve kemi mirëpritur foshnjen tonë në jetën tonë, familjen tonë dhe shtëpinë tonë, që nga ai moment jeta jonë ka ndryshuar ndërsa bashkëjetesa jonë ka qenë tejet e zakonshme. Madje mund të them se është e çkyçur.

Disa ditë ndjehem se jemi në frekuenca tërësisht të ndryshme, përderisa ti del prej shtëpisë i pastër dhe i hekurosur për në punë, unë ende jam e rrobat e djeshme. Kur të kthehesh nga puna vonë, hamë shpejtë darkën përderisa mundohemi të qetësojmë foshnjen që qan, e vendosim shpejtë në krevat dhe shikojmë diku gjysëm ore televizion para se të flejmë dhe të nesermen e përsërisim të njejtën gjë.

Gjithmonë kemi qenë një çift modest, duke preferuar TV-në apo ndonjë lojë sportive para restoranteve të shtrenjta, i japim prioritet aventurës, kalojmë shumë kohë jashtë posaqërisht duke udhëtuar, mirëpo në të shumicën e kohës jeta jonë është e zakonshme.

E dua mënyrën se si më shikon me ëndje edhepse mbaj të njejtat rroba tërë javën, jam e parregulluar. E dua se si ma pastron pjatën dhe i lanë enët pa menduar dy herë.

E dua se si nuk priton të më bësh masazh në nyjet dhe këmbët që më dhëmbin nga lodhja e përditshme me foshnjen tonë dhe punët e shtëpisë. E dua mënyrën se si më disponon pas një dite të lodhshme duke më dhuruar lule dhe përqafime, më pëlqen se si më dëgjon kur ankohem dhe më jep mbështetjen më të mirë të mundshme.

Dashuria jonë është e zakonshme por jo e thatë, është e rehatshme por jo e vetëkënaqur, është dashuri e gravuar thellë në zemrat tona. Ne jemi mësuar aq mirë me njëri-tjetrin saqë e di se çfarë do të thuash pa hapur gojën. Jemi mësuar me njëri tjetrin dhe nuk mundemi të jetojmë pa këtë.

Ndonjëherë jeta jonë prap do të jetë emocionuese dhe e shpejtë, do të ringjallemi dhe do të shijojmë kohën që e kemi humbur duke u kujdesur për familjen tonë të re, duke ndërtuar botën tonë të vogël. Jam faleminderuese që mund të mbështetem tek ti duke mos pasur frikë se çfarë do të sjellë e nesërmja.

Dashuria jonë e zakonshme mund të mos jetë si nëpër filma dhe përralla mirëpo çdo përfundim i ditës së lodhshme që pason me një përqafim, me kokën time në gjoksin tënd dhe me krahët e mia mbi supet tua është një përfundim i lumtur në librin e jetës sime.

Të dua çdo ditë!

Gruaja jote e devotshme.