Sikurse shumë femra nuk keni dëshirë që të jepni fustanin e nusërisë edhepse është duke mbledhur pluhur në sirtar, pasiqë keni kujtime të ëmbla që ju lidhin për atë fustan të bardhë dhe është e pamundur të hiqni dorë nga fustani.

Një femër në Edinburg të Anglisë mund të ua ndryshojë mendjen.

Ajo ka donuar fustanin e saj në një organizatë që bën fustane varrimi për foshnjë që vdesin në lindje apo shkurtë pas saj. Pasiqë organizata ka transformuar fustanin e saj të vjetër të nusëris, i kanë dërguar foto të produkteve përfundimtare- 7 fustane të vogla, gjë që e ka emocionuar shumë donatoren, e cila ka vazhduar në Fejsbuk duke u dhënë lëvdata organizatës për punën që bën.

Dje më dërguan foto nga ajo çfarë kanë krijuar nga fustani im i nusërisë dhe një miks i emocioneve ka përshkuar trupin tim, një krenari që kam bërë diçka të mirë, një pikëllim për çfarë janë bërë këto fustane të vogla, një faleminderim për këta vullnetarë që e bëjnë një punë të tillë” ka shkruar ajo.

Më pas në tekst, ka kërkuar ndihmë nga të tjerët për këtë projekt, si me material poashtu edhe me punë vullnetare, dhe postimi i saj ka arritur një record të shpërndarjes (100,00 deri tash), ka pranuar me mijëra kërkesa për miqësim si dhe me mijëra mesazhe nga prindër që kanë përjetuar humbjen e foshnjeve.

Kryesuesi i organizatës është habitur me rakionin e këtij postimi, si dhe me rezultatet që ka arritur, duke e cekur se 8,500 njerëz u janë bashkangjitur dhe kanë donuar fustanet e tyre.

kosovarja.ch