Ngritja e gjoksit me anë të procedurës së instalimit së sutjenave “te brendshme” me silikon

spot_imgspot_img

Tri femra nga një familje në Londër u janë nënshtruar operacionit revolucionar – instalimit të sutjenave të “brendshme”. Këto sutjena të brendshme janë të mrekullueshme dhe përbëhen nga shporta apo sfungjer silikoni si dhe shirita mbajtës.

Këto sutjena absolutisht janë të padukshme. Pasi të instalohen nga brenda, përdorimi i sutjenave të zakonshme nuk është më i nevojshëm. Operacioni zgjat 45 minuta dhe  çmimi i saj është nga 1200 deri 7300 euro, më e shtrenjtë se procedura standarde e rritjes së gjinjve me silikon.

Ky operacion ka një avantazh të madh në krahasim me operacionet e zakonshme. Silikoni nga sutjena asesi nuk mund të rrjedh.

Ekspertët kanë vënë në dukje se operacioni mund të jetë një alternative e mirë për kirurgji konvencionale, por që duhet bërë hulumtime për efekte afatgjate të sutjenave të tilla.

Rrezik të madh paraqet montimi apo instalimi i shiritave të sutjenave, të cilët vendosen në brinjë. Instalimi i mëparshëm i silikonit ka nënkuptuar se implanti që vendoset nën gjinj zvogëlon rrezikun nëminimum.

Sutjenat prej silikoni vendosen nën lëkurë dhe parashtrohet pyetja nëse përdorimi afagjatë i tyre mund të ndryshojë formën e gjinjve.

Ekspertët kanë vënë në dukje, se sutjenat janë një zgjidhje e mirë për femrat që kanë gjoks të rrafshtë. Pasi të shqyrtohet tërësisht procedura se a përbën rrezik apo jo për ngritjen (lifting) e gjoksit, operacioni do të realizohet në procedure sandarde./kosovarja.ch/

Burimi: daylymail.co.uk 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Trend: Rrobat që zgjasin dhe këshilla praktike

Si të zgjasësh jetën e rrobave me zgjedhje të mençura, kujdes të thjeshtë dhe gardërobë kapsulë për Kosovë–Zvicër. Udhëzues praktik nga Kosovarja.