Do duhej të ndalonit përdorimin e sfungjerit për dush

spot_imgspot_img

Sfungjeri i butë apo poroz të cilin e përdorni gjatë bërjes së dushit, nuk është zgjidhja më e mirë për mbrojtjen ndaj papastërtive. Ai është bazë e përkryer për rritjen dhe zhvillimin e bakterieve. Nga çfarëdo materiali të jetë i bërë, nuk është aspak i mirë pasi mund të jetë strehues i shumë bakterieve të rrezikshme.

– Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës – thotë Esther Angert, asistent profesoreshë në departamentin e mikrobiologjisë, në Univerzitetin Cornell.

Sfungjeri mbledh qelizat e vdekura të trupit, dhe nëse e leni atë në banjë për t’u tharë deri në përdorimin e ardhshëm, kjo është e përkryer për rritjen e bakterieve.

Hapësira e banjos është gjithmonë e lagësht dhe nuk ka shumë qarkullim të ajrit, kështuqë është ideal për bakteriet duke i lejuar qelizat e vdekura të lëkurës të mbeten në sfungjer.

Çdoherë që sfungjeri bëhet i lagësht dhe nuk arrin që të thahet siç duhet, bakteriet mund të shumohen dhe riprodhohen në të. Dhe, kështu papastërtia bëhet edhe më e madhe, në vend që të arrini rezultatin e pastrimit.

Nëse preken të gjitha pjesët, mund të vie deri tek stafilokoku. Edhepse lëkura është organ elastik që ka aftësinë për t’u mbrojtur nga numër i madh i bakterieve, poret tuaja dhe çdo plagë e hapur apo gërvishtje janë më pak rrezistente ndaj bakterieve. Nëse fërkoheni shumë fort me sfungjer, ju mund ta dëmtoni edhe më tej lëkurën tuaj duke fërkuar grimcat e bakterieve në plagë.

Por, nëse vërtetë jeni shumë të dhënë pas përdorimit të sfungjerit, ekzistojnë disa hapa që duhet t’i ndiqni për të zvogëluar rrezikun e bakterieve:

  • Thani mirë sfungjerin. Largoni sfungjerin nga mjediset me lagështirë dhe vendosni pranë ndonjë dritare ku ajri vazhdimisht qarkullon, apo thani me tharësen e flokëve duke e lënë pak në ajër.
  • Ndërroni atë. Pas 2- 3 javëve bleni mënjëherë sfungjer të ri.
  • Përdorni zbardhues. Është mirë të përdorni zbardhues për të hequr bakteriet nga sfungjeri. Përzieni zbardhuesin me ujë në mënyrë që zbardhuesi të ketë vetëm 5% të masës dhe zhytni sfungjerin për dezinfektim. Kjo do të ndihmojë në zhdukjen e bakterieve.

Por, mënyra më e mirë do të ishte të ndërprenit përdorimin e tij. Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë shumë i ndjeshëm, ndërsa sfungjeri për dush gradualisht e dëmton lëkurën. Ju nevoitet vetëm një dush i mirë dhe i rregullt për të ushqyer siç duhet lëkurën tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.

Barëra natyrale: rutinë mbrëmjeje për gjumë të qetë

Krijo një rutinë mbrëmjeje të lehtë me hapa natyralë: ambient i qetë, çaj bimor, frymëmarrje e ngadaltë dhe orar i qëndrueshëm për gjumë më të qetë.

Koleksione: Si zgjedhim materialet që zgjasin

Ndërto një garderobë që zgjat duke njohur materialet, etiketat dhe kujdesin e duhur. Këto hapa praktikë të ndihmojnë të blesh më mençur dhe të veshësh më gjatë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Organizo produktet e flokëve me grupe të thjeshta, etiketa të datës dhe kontroll mujor të PAO-s. Rutinë praktike për rend, siguri dhe flokë të shëndetshëm.