2.6 C
Priština
More

    Ngjyrat ngjallin emocione dhe disponim të ndryshem te njeriu

    spot_imgspot_img

    Ngjyra në arkitekturë gjeneron emocione psikologjike që gjithashtu mund të ndikojnë në mirëqenien fizike të atyre që përdorin objektet në fjalë. Ndërveprimi midis dy elementeve mund të përçojë ndjesi vizuale në një mënyrë veçanërisht efektive.

    Pra, kombinimet e ngjyrave, të cilat stimulojnë perceptimin e hapësirës, lidhen me një studim të kujdesshëm paraprak të kontekstit, në të cilin do të veprojnë ndjesitë që dëshirohen në vëzhgues.

    Ato janë prezentë kudo, me të njëjtin rol të rëndësishëm dhe po të njëjtën influencë në të përjetuarit e hapësirës në arkitekturë po aq sa dhe kolonat e trarëve që formësojnë volumin e objektit.

    Ngjyrat që do të duam të përdorim në arkitekturë, gati do të imponohen në mënyrën se si do të kuptohet dhe perceptohet vetë arkitektura.

    Disa shembuj në botën e arkitekturës janë bërë simbole të një stili të veçantë ose kanë shënuar kalimin nga një epokë në tjetrën, jo vetëm për shkak të teknikës së përdorur të ndërtimit, por edhe për shkak të përdorimit të tyre karakteristik të ngjyrës.

    Si shembull shtëpia Schröder në Utrecht, është e ndërtuar në vitin 1924 nga Gerrit Rietveld, një anëtar i shquar i lëvizjes së artit De Stijl. Po ashtu kjo ndërtesë shpreh teknikën dhe artin, neoplazizmin dhe fleksibilitetin, formën dhe ngjyrën.

    Shtëpia e Schröder-it, është ende e njohur si një strukturë avantgarde, dallohet për shkak të metamorfozës së saj me kalimin e kohës. Po ashtu është një hapësirë ​​dinamike dhe fleksibile që mund të përshtatet për çdo nevojë, madje edhe gjatë rrjedhës së ditës.

    Të integruar me arkitekturën e jashtme janë një numër elementësh dallues të cilat përmes nuancave të verdha, kaltër, të kuqe dhe gri, përmirësojnë formën e saj. Gjithashtu edhe ngjyrat e dizajnit të brendshëm, në katër mureve të shtëpisë, lidhen kryesisht me tendencat e momentit.

    Ngjyrat në përgjithësi përfshinë zgjedhje stilistike dhe subjektive, pavarësisht nëse keni ta përdorni në dysheme, mure apo për elemente mobilimi,

    Brenda enterierit, së bashku me ngjyrat, duhet të konsiderohet edhe zgjedhja e materialeve, si pllakat nga porcelani bëjnë një zgjedhje të gjithanshme si nga pikëpamja estetike ashtu edhe nga ana teknike.

    Pllakat me forma të mëdha, të cilat për shkak të dimensioneve të tyre i forcojnë ngjyrat dhe i bëjnë ato të gjalla, tërheqëse, të kundërta dhe të pastra, të cilat kanë një ndikim të madh vizual dhe një personalitet të fortë dhe vendimtar.

    Përdorimi inteligjent i ngjyrës në arkitekturë lejon krijimin e një atmosfere harmonike.

    Gjithsesi, vibrimet e ngjyrave ndikojnë tek njeriu, ato mund të veprojnë në sens të ekuilibrit pa e kuptuar fare.

    Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta ngjallin emocione të kundërta dhe disponim të ndryshëm, pra paraqesin gëzim, mirëqenie qetësi dhe soditje. Duke u qetësuar ose stimuluar, ato ndikojnë si në trupin e njeriut po ashtu edhe në shpirt.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...