Ilaçi i ri kundër kolestrolit – mund të shpëtojë 30 mijë jetë

spot_imgspot_img

Një ilaç i shtrenjtë, që po “ndryshon lojën”, kundër kolesterolit, së shpejti mund t’u ofrohet qindra mijëra njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar. Bëhet fjalë për një ilaç, i cili mund të shpëtojë deri në 30 mijë jetë brenda një dekade. Sipas autoriteteve, numri i njerëzve që përfitojnë nga ilaçi i ri, inclisiran, mund të rritet në gati gjysmë milioni përtej asaj periudhe fillestare.Ilaçi i ri mund të ulë yndyrën në gjak.

Më shumë se dy në pesë njerëz në Angli mendohet të kenë kolesterol të lartë dhe rreth 6.5 milionë të rritur po marrin ilaçe, të quajtura statina, për të ndihmuar në uljen e tij.

Ilaçi mund të parandalojë rreth 55 mijë sulme në zemër dhe goditje në tru.

Ai do të jepet si injeksion dy herë në vit dhe mund të përdoret së bashku me trajtimet ekzistuese.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi më i madh në botë dhe përbëjnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Angli çdo vit, duke marrë rreth 140 mijë jetë.

Më shumë se 40 për qind e njerëzve në vend kanë kolesterol të lartë, gjë që i vë ata në rrezik të konsiderueshëm të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Rreth 6.5 milionë të rritur në Angli aktualisht po marrin ilaçe për këtë gjendje. Inclisiran do të administrohet si një injeksion dhe jo në spitale për ta bërë atë më të përshtatshëm për pacientët.

Pas dozës së parë, trajtimi do të jepet përsëri pas tre muajsh dhe, më pas, dy herë në vit.

Ndërkaq, rikujtojmë se rreth 1.3 miliardë njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas hulumtimit të OBSH-së, ka arritur në përfundim se 41% e grave dhe 51% e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.

Nga ana tjetër, rreth 1.3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një “vrasës” i heshtur që shpesh nxitet nga obeziteti dhe shton rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.