Ngjyra e gjuhës mund të tregojë për shumë sëmundje!

spot_imgspot_img

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë se keni një infeksion bakterial ose inflamacion që ka lidhje me një sëmundje autoimune

Nëse i besohet mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje. Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj.

Anemik

Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë, sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë. Sapo ta shëroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje autoimune.

E verdhë

Tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag. Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen.

Shumë e kuqe

Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin. Ndryshime të njejta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12. Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve. Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon dhunshëm në erëza të caktuara dhe ushqime të tharbëta.

Ekstrem e errët

Nëse gjuha është pothuajse e zezë, arsyen për këtë, kërkoni në barnat që i përdorni apo në ushqimet që i konsumoni. Gjegjësisht lythat (bulbat) mbi sipërfaqen e gjuhës përgjegjëse për shijen mund të marrin ngjyrat e ushqimit ose të pijes me ngjyrë. Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe. Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve.

Plagë të dhimbshme

Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhepse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

E vrazhdë

‘Lezet’ në gjuhë, edhe pse shumë pak të ndezura dhe të skuqura, paraqesin një infeksion të parrezikshëm. Por, nëse gjuha tashmë dhemb për një kohë të gjatë dhe është shumë e kuqe ose e bardhë, vizitoni mjekun, sepse për fat të keq mund të jetë një shenjë që tregon kancerin.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.