Besohet se kjo bimëplotëson çdo dëshirë të atyre që e kultivojnë, dhe është gjithashtu shumë e lehtë për t’u ruajtur dhe mirëmbajtur …

Ekzistojnë bimë të tilla shtëpiake, të cilat janë të pranishme pothuajse në çdo shtëpi. Por shumica nuk e dinë këtë, madje as emrin e saj, për të mos përmendur kujdesin e duhur. Spatifilum – është njëra nga këto bimë. Besohet se kjo lloj bime sjell fat për personat që e kultivojnë dhe kujdesen për të.

Ku fshihet lumturia e femrës? Sigurisht, kjo është harmonia në shtëpi, por mund të ketë harmoni edhe aty ku nuk ka shpatulla mashkullore dhe këmbë fëmijësh.

Besohet se kjo bimë është përgjegjëse për mirëqënien e grave, dhe nuk e quajnë kot – lumturia e një gruaje.

Nëse i dhuroni një vajze të pamartuar një bimë të tillë, ajo së shpejti në kohën e duhur do ta rregullojë jetën e saj personale. Nëse kjo dhuratë i bëhet një gruaje të martuar – në familje do të shfaqet një fëmijë.

Në fakt, të gjtiha bimët shtëpiake simbolizojnë diçka të veçantë – lumturi në martesë, të holla, shëndet, sukses e kështu me rradhë. Por, pse pikërisht Spatifilum konsiderohet si mbrojtësi femëror?

Le të pqrpiqemi ta sqarojmë. Fuqia magjike e Spatifilum:

Që nga kohët e lashta, gratë kanë filluar të konstatojnë se ekzistenca e kësaj bime të bukur shtëpiake, gjithmonë ka shkaktuar një ndryshim të mirë, sidomos në marrëdhënien e dashurisë. Vajzat beqare shpejt janë lidhur me dikë, ato që ishin në lidhje kanë marrë propozime për martesë, dhe gratë e martuara kanë jetuar të lumtura në lidhjen martesore të tyre.

Kjo lumturi ka ardhur edhe në familjet që kanë qenë në pritje të ndonjë fëmije për një kohë të gjatë, dhe me ardhjen e kësaj bime, ata janë gëzuar edhe me lajmin e shumëpritur për fëmijën.

Shumë kohë më vonë, kjo bimë dhe besimet që lidhen në këtë bimë, janë bërë të njohura gjërësisht.

Sot, “lumturia femërore” përmes bimës Spatifilum, është njër ndër dhuratat më të popullarizuara për gjininë e bukur.

Nëse dëshironi që kjo bimë t’ua ndryshojë jetën tuaj, sinqerisht duajeni këtë lloj bime, kultivojeni dhe ruajeni mirë. Jepni trajtimin e nevojshëm dhe reflektoni dashurinë tuaj, që me të vërtetë të vlejë si lumturi femërore …

kosovarja.ch